“Nesër rritet çmimi i naftës”/ Gazetari: Nëse zgjat lufta, ekonomia shqiptare mund të ketë efektet e konfliktit

Gazetari i ekonomisë, Kreshnik Kuçaj, ka komentuar ndikimin e krizës së luftës në Iran në ekonominë shqiptare, duke theksuar se efektet e saj ende nuk janë ndjerë plotësisht.

Në një intervistë televizive ai u shpreh se deri tani inflacioni ka pësuar vetëm një rritje të lehtë, por paralajmëroi se nëse konflikti zgjat, pasojat mund të jenë më të thella, kryesisht në rritjen e çmimeve të naftës .

“Është një krizë e cila nuk i ka dhënë akoma efektet reale, sa më shumë të zgjasë do ketë më shumë efekte, deri tani jemi me një inflacion të vogël krahasuar me nga sa mund të pritej.

Për momentin jemi në fazën e amortizimit të pasojave të luftës, nëse nuk do kemi një zgjidhje do kemi një situatë ndryshe të paktën për Shqipërinë”, tha ai.

Sipas Kreshnik Kuçaj, parashikimet e bëra më 25 mars tregojnë se nëse konflikti në Iran zgjat në kohë, ndikimi në ekonominë shqiptare mund të arrijë nivele të ngjashme me ato të shkaktuara nga Lufta Rusi-Ukrainë.

“Me datë 25 mars parashikimet janë që nëse lufta zgjat, efektet në Shqipëri të jenë të barabarta me efektet e luftës Rusi-Ukrainë. Deri tani nga autoritetet shqiptare situata është në monitorim.

Aktualisht jemi në nivelet e inflacionit 2.6%, pra rritja nga muaji para lufte ishte 2.4%. Efektet në makro janë shumë të vogla.

Është kërkuar ngritja e rezervës shtetërore të naftës, projekt që është në Bashkimin Europian dhe është parashikuar të bëhet dhe në Shqipëri ku shteti shqiptar siguron rezerva nafte dhe në momentin kur ka rritje çmimi, në atë moment futen rezervat shtetërore për të bërë balancimin e çmimeve.

Nëse sot është bllokuar Ngushtica e Hormuzit, llogjika është që nesër do ketë rritje sërish të naftës”, tha Kuçaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Irani: Nuk jemi gati për më shumë bisedime me SHBA-në nuk janë serioz dhe duan që…!

“Nuk do të ketë bisedime të mëtejshme për paqe me SHBA-në derisa ajo të ndryshojë kërkesat e saj maksimaliste”, ka deklaruar zëvendësministri i jashtëm i Iranit. Delegacionet…

A ËSHTË BOTA NË PRAG TË NJË KRIZE MË TË MADHE?

Zërat po bëhen gjithnjë e më të fortë dhe gjithnjë e më alarmues. Fjalët për një kërcënim të mundshëm të Turqisë ndaj Izraelit po ngrenë shqetësime serioze,…

NGjarje tragjike ne vend, ka viktima

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot–Rrëshen. Sipas policisë, rreth orës 21:30, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka…

“Ma ke shkatërruar jetën…”, detaje nga tragjedia ku Astriti mb(y)ti gruan e tij Dritën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Asti, pranë Torino, ku një 59-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të…

Alarm në Tiranë! Dyshime për tentativa afrimi ndaj fëmijëve nga MUXHAHEDINËT– prindërit kërkojnë reagim urgjent

Një denoncim i publikuar një ditë më parë nga JOQ Albania ka ndezur alarmin mes prindërve, duke rikthyer në vëmendje një shqetësim të madh: sigurinë e fëmijëve…

Zhytësi zbulon një ndërtesë të çuditshme nën ujë – pastaj mëson se çfarë është në të vërtetë…

Deti Adriatik Fsheh Mijëra Anije Të Mbytura, Por Ajo Që Ben Keler Gjeti Në Thellësitë E Pulias Nuk Ishte Një Rrënojë E Zakonshme. Ishte Diçka Që Sfidonte…