Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian edhe para vitit 2030, një objektiv që është përmendur shpesh edhe nga kryeministri Edi Rama. Këtë e la të kuptohet komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos e cila foli për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ajo theksoi se dy vendet që po ecin më shpejt në këtë proces janë Mali i Zi dhe Shqipëria. Kos u shpreh se Shqipëria, mund të anëtarësohet deri në vitin 2030, ose edhe më herët, nëse vijon me ritmin e reformave dhe përmbush kriteret e kërkuara nga Bashkimi Europian.
Sipas saj, procesi i zgjerimit nuk përcaktohet nga data fikse, por nga meritat dhe rezultatet konkrete që arrijnë vendet kandidate. E pyetur mbi propozimin e bërë së fundmi nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama, për një formë anëtarësimi të pjesshëm në BE, ku vendet mund të përfshiheshin në Schengen apo tregun e përbashkët pa të drejtë vetoje, Kos u shpreh qartë kundër kësaj ideje.
Në përfundim, komisionerja theksoi se misioni i saj është të ndihmojë vendet kandidate të bëhen anëtare të plota të Bashkimit Europian, sapo të përmbushin të gjitha reformat dhe standardet e kërkuara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE