×

“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën

Orët e para pas mbylljes së finales së “Big Brother VIP Albania 5”, Miri ka zgjedhur t’i kalojë larg zhurmës së studios dhe festave, duke u bashkuar me mikun e tij të ngushtë dhe bashkëpunëtorin e “West Side Family”, Landin.

Megjithatë, dyshja nuk ka shpëtuar pa trazuar ujërat në rrjetet sociale.

Përmes një videoje të ndarë nga Landi, ata shihen në makinë në një moment mjaft të shkujdesur, por zgjedhja e këngës që ata këndojnë është interpretuar menjëherë nga fansat si një ironi e fshehtë drejtuar fitueses së këtij edicioni, Selinës.

Në video, Landi nis të këndojë vargjet: “Jo se kisha ditë se me ty do e gdhije…” Ndërsa Miri, i buzëqeshur, e pason menjëherë duke e vazhduar tekstin: “Ça fati kom që të kam komshie…”.

Ky “thumb” muzikor vjen në një moment kur rrjeti zien nga debatet mbi rezultatin e finales.

Miri ishte pa diskutim një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni dhe një nga finalistët kryesorë të cilin publiku e mbështeti përgjatë gjithë rrugëtimit të tij, ndaj ky reagim krah mikut të tij ka nxitur edhe më shumë komentet mes ndjekësve.

Related Posts

Pak ditë pasi u shpall fituese e BBV, Selinës i ndodh e papritura

Selin Bollati u shpall fituese e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania të shtunën mbrëma, duke kurorëzuar një rrugëtim të gjatë dhe të mbushur…

‘Cfarë ka moj, a reagon…’ Ulërima dhe britma në Ferma Vip! Del video, ja cfarë paska ndodhur

Pamjet dramatike dhe ulërimat e mbrëmjes së djeshme në “Ferma VIP” mbajtën në ankth jo vetëm fermerët, por edhe të gjithë ndjekësit e formatit. Tashmë, e verteta…

Nuk fitoi çmimin, por fitoi publikun – mesazhi i Mateos bën namin (Video)

Pas përfundimit të spektaklit, Mateo ka reaguar për herë të parë me një video të gjatë në rrjetet sociale, ku ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij…

B0MBA! Shqiptarja në krye të botës? Mira Murati drejt postit të kryeministres

Këtë javë në Rrethi Katror, u diskutuan një sërë zhvillimesh nga vendi dhe bota, që tërhoqëm vëmendjen e ditëve që lamë pas. Alfred Çako në studion e…

Fansat të shqetësuar! Aksidentohet këngëtarja e njohur (FOTO)

Artistja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu mësohet se së fundmi është përfshirë në një aksident.🡇𝐒𝐡𝐭y𝐩η𝐢 𝐢ɱ𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧/𝐫ҽ𝐤𝐈𝐚ɱɱ𝐞𝐧 𝐦ë ρ𝐨𝐬𝐡𝐭ë 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐞𝐭🡇 Lajmi është konfirmuar burime për “Prive” të…

Horoskopi ditor për nesër: dashuri, para dhe kthesa të forta më 21 Prill

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ftohet shume gjate kësaj dite. Do i qëndroni larg njeri-tjetrit dhe do jeni gjithë kohës te mërzitur. Beqaret do jene shume…