Home
Të Fundit
‘Cfarë ka moj, a reagon…’ Ulërima dhe britma në Ferma Vip! Del video, ja cfarë paska ndodhur
Pamjet dramatike dhe ulërimat e mbrëmjes së djeshme në “Ferma VIP” mbajtën në ankth jo vetëm fermerët, por edhe të gjithë ndjekësit e formatit.
Tashmë, e verteta e atyre momenteve të tensionuara është zbuluar plotësisht.
Ashtu siç u dyshua në fillim, shkaku i atij paniku të madh ishte qenushi i dashur i shtëpisë, Stormi. Ai ka kaluar një krizë të papritur dhe një gjendje jo të mirë shëndetësore, e cila alarmoi menjëherë banorët duke i bërë ata të thërrisnin me dëshpërim për ndihmë nga produksioni.
Megjithatë, pas atyre momenteve të frikshme, më në fund vjen një lajm i mirë!
Ish-fermeri, Endrit Kuçi, ka qetësuar të gjithë fansat e programit duke ndarë një video në rrjetet e tij sociale.
Në pamjet e publikuara direkt nga klinika veterinare, Stormi shihet në duar të sigurta duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Fatmirësisht, qenushi i vogël e ka kaluar rrezikun dhe tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore!