×

10 të rinj përIeshen mes tyre, dy në spital me dëmtime të rënda. Emrat

Foto ilustruese
Vlorë, 21 prill 2026 – Një konflikt i dhunshëm mes një grupi të rinjsh ka përfunduar me dy persona të plagosur rëndë në qytetin e Vlorës.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Lef Sallata”, në zonën pas bulevardit “Ismail Qemali”, ku rreth 10 persona dyshohet se janë përfshirë në një përplasje fizike, e cila ka nisur fillimisht nga një debat për motive të dobëta.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit janë përdorur sende të forta, përfshirë edhe copa tullash, duke shkaktuar dëmtime të rënda për disa nga të përfshirët.

Të plagosur kanë mbetur Soni Latifaj 24 vjeç dhe Sendi Latifaj 18 vjeç, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Sipas të dhënave mjekësore paraprake, 24-vjeçari ka pësuar dëmtime në zonën parietale të kokës, ndërsa 18-vjeçari është diagnostikuar me kontuzion në kokë. Të dy janë shtruar në repartin e kirurgjisë dhe po marrin trajtim të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policia e Shtetit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë. Po ashtu, po administrohen pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur dinamikën e plotë të konfliktit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes dhe përgjegjësit e përfshirë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

Related Posts

Sot afati i fundit! Qeveria Rama lëshon një mesazh për bizneset

Drejtoria e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë së Tiranës ka rikujtuar bizneset se sot 20 Prilli është afati i fundit për pagesën e këstit…

E FUNDIT/ “Kërcet” arma në VEND, raportohet për dy v*ktima (Detaje)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Memaliaj. Gazetarja e Top Channel, Entjola Budo, dyshohet për dy persona të vr arë, pas sherrit…

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 22 Prill 2026

Dashi Ndikimi i Venusit do jete mjaft i rëndësishëm gjate kësaj dite për jetën tuaj sentimentale. Ai do ju nxite te tregoheni me te hapur me partnerin…

Jo 100 mijë – sa para do të marrë Selin si fituese e Big Brother VIP Albania 5?

Pas plot 120 ditësh izolim, sfidash të forta psikologjike dhe një rrugëtimi me ulje-ngritje, Selin u kurorëzua fituese e Big Brother VIP Albania 5, duke ngritur lart…

“Je e paaftë, unë kam 30 vite karrierë!”- Plas sherri mes Ermiona Lekbellos dhe Soni Malajt! Fermerja: Ta ka bërë mirë Jonida Maliqi! Këngëtarja: Ik se na kë çarë

Një debat i ashpër ka ndodhur mes këngëtares Soni Malaj dhe ish-misit Ermiona Lekbello në “Ferma VIP 3”, ku dy fermerrt nuk e kanë kursyer aspak tonin…

Rrjeti po zien/ Hati në një romancë me fituesin e reality show-t? (FOTO)

Asgjë nuk i shpëton syrit të mprehtë të ndjekësve në rrjetet sociale, sidomos kur bëhet fjalë për personazhet më të komentuar të momentit. Pas ndarjes së bujshme…