×

Jo 100 mijë – sa para do të marrë Selin si fituese e Big Brother VIP Albania 5?

Pas plot 120 ditësh izolim, sfidash të forta psikologjike dhe një rrugëtimi me ulje-ngritje, Selin u kurorëzua fituese e Big Brother VIP Albania 5, duke ngritur lart çekun e shumëpërfolur prej 100 mijë eurosh dhe duke mbyllur një nga edicionet më të komentuara të formatit. Por përtej festës së finales, pyetja që po qarkullon është e qartë: ku do të përfundojnë vërtet këto para?

Siç e ka deklaruar edhe vetë, Selin ka thënë se një pjesë e buxhetit do të shkojë për bamirësi, ndërsa pjesa tjetër do t’i dedikohet qëllimit të saj më personal dhe më të rëndësishëm:

Megjithatë, shuma që ajo fiton në ekran nuk është e njëjta që përfundon në llogarinë e saj bankare. Sipas ligjit shqiptar, fitimet nga spektaklet televizive tatohen 15 për qind në burim. Pra, nga 100 mijë euro, 15 mijë euro i mbahen shtetit, ndërsa Selinit i mbeten realisht 85 mijë euro.

Por ky është vetëm kapitulli i parë i “fitimit” të saj. Si një nga emrat më të kërkuar të momentit, Selin pritet të jetë në qendër të vëmendjes së tregut të reklamave dhe bashkëpunimeve komerciale. Kontratat, fushatat dhe prezenca e shtuar mediatike, me shumë gjasa, mund ta kalojnë lehtësisht shumën e çmimit të finales.

Ndërkohë, një detaj që nuk kalon pa u vënë re është fakti se çmimi i Big Brother VIP Albania ka mbetur i pandryshuar që nga sezoni i parë, duke krijuar kontrast me formate të tjera në rajon apo në vend si Big Brother VIP Kosova apo Ferma VIP, ku fituesit këtë vit kanë përfituar dukshëm më shumë nga produksioni.

Dhe kështu lind natyrshëm pyetja që po shtrohet gjithnjë e më shpesh: a duhet të fitojë më shumë një fitues i këtij formati, apo edhe kaq janë mëse boll? Në fund, publiku vendosi fituesen — por debati për vlerën e çmimit duket se sapo ka nisur.

Related Posts

Sot afati i fundit! Qeveria Rama lëshon një mesazh për bizneset

Drejtoria e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë së Tiranës ka rikujtuar bizneset se sot 20 Prilli është afati i fundit për pagesën e këstit…

E FUNDIT/ “Kërcet” arma në VEND, raportohet për dy v*ktima (Detaje)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Memaliaj. Gazetarja e Top Channel, Entjola Budo, dyshohet për dy persona të vr arë, pas sherrit…

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 22 Prill 2026

Dashi Ndikimi i Venusit do jete mjaft i rëndësishëm gjate kësaj dite për jetën tuaj sentimentale. Ai do ju nxite te tregoheni me te hapur me partnerin…

“Je e paaftë, unë kam 30 vite karrierë!”- Plas sherri mes Ermiona Lekbellos dhe Soni Malajt! Fermerja: Ta ka bërë mirë Jonida Maliqi! Këngëtarja: Ik se na kë çarë

Një debat i ashpër ka ndodhur mes këngëtares Soni Malaj dhe ish-misit Ermiona Lekbello në “Ferma VIP 3”, ku dy fermerrt nuk e kanë kursyer aspak tonin…

Rrjeti po zien/ Hati në një romancë me fituesin e reality show-t? (FOTO)

Asgjë nuk i shpëton syrit të mprehtë të ndjekësve në rrjetet sociale, sidomos kur bëhet fjalë për personazhet më të komentuar të momentit. Pas ndarjes së bujshme…

Arbana gënjeu për ulërimat në Ferma VIP? Gazetari trondit: Nuk është qeni i sëmurë, por konkurrenti…

Ngjarja që alarmoi “Ferma VIP” dhe ulërimat për ndihmë në mesnatë sapo kanë marrë një kthesë të re, të paktën sipas një deklarate të fundit që po…