×

Rogerti i suIet ashpër Ledionit: “Më acarove ti! Ke qenë njeriu që…”

Mbrëmja e sotme në transmetimin e “Post Big Brother VIP” ka nisur me tensione të larta dhe një përplasje mjaft të ashpër mes ish-finalistit Rogert dhe moderatorit Ledion Liço.

Shkak është bërë një koment i këtij të fundit gjatë natës së finales, i cili duket se nuk është kapërdirë aspak nga ish-banori.

Kujtojmë se në momentin që Rogerti u eliminua si finalisti i katërt, Ledioni i dorëzoi çekun prej 10 mijë eurosh duke i thënë: “Kujdes si i harxhon”.

Ky detaj bëri që Rogerti ta merrte personale dhe të braktiste studion atë natë, duke mos qëndruar deri në fund të spektaklit.

Sot, ai ka zgjedhur t’i kërkojë llogari drejtpërdrejt moderatorit, duke e akuzuar për pabarazi, tendencë personale dhe përpjekje për t’i prishur imazhin:

“Më acarove ti që më the ‘kujdes me lekët’. Pse incentivon që do i harxhoj me bixhoz? Ti ke qenë njeriu që nuk ke dashur të më shikosh në finale me sy. Ti ke dhënë më shumë opinione se opinionistët që mos të më çoje në finale. Nuk më ke dashur njësoj si të gjithë. Kur dola erdha të përqafova, se ti as dorën s’doje të ma jepje!”

Nga ana tjetër, Ledion Liço ka ruajtur qetësinë duke i mohuar pretendimet e tij për pabarazi, por nuk ka ngurruar t’i kthejë një përgjigje të prerë dhe mjaft të ftohtë që ka shkaktuar heshtje në studio:

“Për persona si puna jote do jap opinione. Nëse do ishte për mua, një person si puna jote në botëkuptimin tim, nuk do të ekzistonte.”

Kjo deklaratë e fortë e moderatorit ka ndezur edhe më shumë rrjetin, duke dëshmuar se krisja mes të dyve është e thellë dhe nuk ka vend për “paqe televizive” as pas mbylljes së formatit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Rritën pagat, përfitojnë vetëm këta qytetarë

Pagat në Zvicër kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke bërë që një pjesë më e madhe e të ardhurave të mbetet në dispozicion të…

Selin tregon se ka takuar gruan e Mirit në natën finale: “Ishte një takim…”

Mbrëmjen e sotme në “Post Big Brother VIP” është rihapur një nga temat më të nxehta dhe më të komentuara të këtij edicioni: dinamika mes Selinës dhe…

‘Post Bigbrother’, Mateo: Selin nuk e meritonte fitoren!

Në emisionin Post-Big Brother VIP është zhvilluar një debat i fortë mes ish-banorëve, ku në qendër të diskutimit ishte merita për fitoren në reality show. I pyetur…

Tr*gjedi, zjarr në një magazinë fishekzjarresh: 13 viktima dhe dhjetëra të ρIagosur (Video)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në jug të Indisë, ku një zjarr në një magazinë fishekzjarresh ka shkaktuar vd ekjen e të paktën 13 personave dhe…

Ky është i riu që u νrå sonte në Memaliaj💔

Në foto është Endri Goxhaj, i riu që humbi jetën pas të shtënave në Memaliaj. Burime bëjnë me dije se autor i dyshuar është Donald Nela. Përveç…

Përplasje e fortë në “Post-Big Brother VIP”, Selin dhe Miri shkëmbejnë akuza në studio

Emisioni Post-Big Brother VIP është shoqëruar me debate të ashpra mes ish-banorëve të reality show-t, ku në qendër të përplasjes kanë qenë Selin Bollati dhe Miri. Diskutimi…