×

Shuhet biznesmeni dhe ish-kandidati i PD-së

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Konispoli! Biznesmeni i njohur, Fatmir Shero ka ndërruar jetë, duke lënë pas një dhimbje të madhe te të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të.

Lajmi i kobshëm për ndarjen e tij nga jeta është bërë publik nga i biri, Arjol Shero. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e të atit dhe ka bërë me dije edhe detajet e ceremonisë mortore.

“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të babait tim të dashur, Fatmir Shero. Varrimi do të bëhet ditën e enjte, më 23 prill, në orën 10:00, në varrezat e Vlorës. Miq, shokë dhe të afërm janë të mirëpritur të na gjenden pranë në këtë dhimbje të madhe. Zoti e mëshiroftë dhe e pastë në kujdesin e Tij”, shkruan ai.

Ndarja nga jeta e Fatmir Sheros vjen si një goditje e rëndë për Konispolin dhe zonën përreth, ku ai njihej si një sipërmarrës i suksesshëm dhe një njeri i përkushtuar ndaj komunitetit. I lindur dhe rritur në këtë qytet, ai nuk u shkëput kurrë nga vendlindja, duke kontribuar ndër vite si në administratë, ashtu edhe në fushën e biznesit, ku investimet e tij ndikuan drejtpërdrejt në zhvillimin e zonës.

Përtej angazhimit profesional, Shero do të kujtohet si një njeri i thjeshtë, i drejtpërdrejtë dhe gjithmonë pranë njerëzve në nevojë. Për shumë familje dhe bashkëqytetarë, ai ishte një mbështetje e rëndësishme dhe një zë i fortë për çështjet e komunitetit. Në zgjedhjet vendore të vitit 2023, ai kandidoi për kryetar bashkie në Konispol, duke dëshmuar angazhimin e tij për të kontribuar edhe në jetën publike dhe për të sjellë ndryshim në qytetin e tij.

Lidhur me këtë humbje ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila ka shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të Fatmir Sheros. PËrmes rreshtave, Zhupa e cila edhe në rrjetet sociale është parë teksa ka ndarë shumë biseda me biznesmenin si dhe përgjatë gjithë rrugëtimit të tij në politikë i ka qëndruar afër, e ka përshkruar atë si një njeri të përkushtuar, biznesmen të suksesshëm dhe mbi të gjitha një njeri që i qëndroi gjithmonë pranë komunitetit të tij.

“Me hidhërim të thellë mora vesh lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Fatmir Sheros. Një lajm që na tronditi të gjithëve dhe që lë pas një boshllëk të madh tek familja, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë.

Fatmiri do të kujtohet si një njeri i përkushtuar, biznesmen i suksesshëm, familjar model dhe një zë i rëndësishëm në komunitetin e tij. Kandidat i opozitës për kryetar bashkie në Konispol në vitin 2023, ai dha shembullin e një qytetari që beson dhe lufton për qytetin e tij.

Në takimin tonë në nëntor, ai ishte i shqetësuar për situatën dhe fushatën dizinformuese kundër mandarinave vendase. Nuk mund ta imagjinoja kurrë që ai do të ishte takimi ynë i fundit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve, shokëve dhe bashkëpunëtorëve. U prehtë në paqe dhe qoftë i parajsës”, shkruan Zhup, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

E tr*shtë/ Kjo është mësuesja 27 vjeçare që ndërroi jetë pas lindjes së binjakeve në Shkodër! (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Shkodrës! Migena Salihi, ndërroi jetë vetëm pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë…

Bricjapi / Horoskopi Ditor

Dashuria sot do të jetë e thellë dhe e qetë; partneri do të tregojë mirëkuptim dhe mbështetje për çdo vendim tuajin. Beqarët do të kenë mundësinë të…

Demi / Horoskopi Ditor

Sot mund të hasni keqkuptime të vogla në marrëdhëniet personale, por gjithçka mund të zgjidhet me komunikim të qetë dhe të sinqertë. Beqarët do ndjejnë nevojën për…

Dashi / Horoskopi Ditor

Në jetën tuaj sentimentale do të ndiheni më të lidhur me partnerin, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë të veçantë që do t’i emocionojë. Është dita e…

Mbi 940 milionë lekë shpenzime për verëra! Ja fatura e hedhur që “fundosi” Ergys Agasin

Kjo është historia e çuditshme e një cope letre të harruar mbi në një arkë, e cila shpërbën fillin e një peripecie që shkon deri në tryezën…

Vodhi eshtrat e të vd*kurës në varreza, i riu, ish-student ekselent i mjekësisë

Ditën e djeshme opinioni publik u trondit pas raportimit se në varrezat e qytetit të Lushnjes u vodhën eshtrat e një gruaje e cila kishte ndërruar jetë…