×

Vodhi eshtrat e të vd*kurës në varreza, i riu, ish-student ekselent i mjekësisë

Ditën e djeshme opinioni publik u trondit pas raportimit se në varrezat e qytetit të Lushnjes u vodhën eshtrat e një gruaje e cila kishte ndërruar jetë 17 vite më parë.

Pas ngjarjes së pazakontë qëndronte 36-vjeçari, Edison Ngresi i cili kishte hapur një tunel nën dhe për të “mbërritur” te varri.

Teksa dje u raportua se Ngresi vuan nga probleme të shëndetit mendor, detaje të reja janë bërë publike ditën e sotme nga e kaluara e tij.

Historia e të riut paraqitet e vështirë, ai mësohet të ketë qenë një student i shkëlqyer në Fakultetin e Mjekësisë, ku studioi për tre vite, por më pas i ka ndërprerë studimet për shkak të shfaqjes së problemeve të shëndetit mendor.

Gjithashtu mësohet se të dy prindërit i kanë ndërruar jetë prej kohësh, teksa aktualisht jetonte i vetëm, dhe kishte vetëm një vëlla.

Edisoni e ka pranuar veprimin pas shoqërimit në polici, por nuk ka dhënë shpjegime për motivin, teksa mësohet se ai ka qenë edhe më herët problematik në zonën ku banonte dhe ka kryer me parë akte të dëmtimit në varrezat e qytetit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u konstatua dje rreth orës 10:00 të paradites nga roja i varrezave, i cili vuri re dëmtime në pjesën e sipërme të varrit. Bazuar në informacionet e marra nga hetimet paraprake, ka qenë 36-vjeçari ai që ka kryer gërmimin.

Related Posts

Deti fshehu të vërtetën për një vit… ajo që u gjet në kurthin e gaforreve po tmẹrron të gjithë

Rritja e rrjeteve sociale ka krijuar një lloj të ri figurash publike, njerëz që ndajnë çdo ditë jetën e tyre me mijëra ndjekës. Prandaj, kur një grua…

E tr*shtë/ Kjo është mësuesja 27 vjeçare që ndërroi jetë pas lindjes së binjakeve në Shkodër! (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Shkodrës! Migena Salihi, ndërroi jetë vetëm pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë…

Bricjapi / Horoskopi Ditor

Dashuria sot do të jetë e thellë dhe e qetë; partneri do të tregojë mirëkuptim dhe mbështetje për çdo vendim tuajin. Beqarët do të kenë mundësinë të…

Demi / Horoskopi Ditor

Sot mund të hasni keqkuptime të vogla në marrëdhëniet personale, por gjithçka mund të zgjidhet me komunikim të qetë dhe të sinqertë. Beqarët do ndjejnë nevojën për…

Dashi / Horoskopi Ditor

Në jetën tuaj sentimentale do të ndiheni më të lidhur me partnerin, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë të veçantë që do t’i emocionojë. Është dita e…

Mbi 940 milionë lekë shpenzime për verëra! Ja fatura e hedhur që “fundosi” Ergys Agasin

Kjo është historia e çuditshme e një cope letre të harruar mbi në një arkë, e cila shpërbën fillin e një peripecie që shkon deri në tryezën…