×

“Isha në gjendje të tërbuar”/ Del në gjyq shqiptari që vr*u me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dr*matike me nënën e Albës

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili vr au me çekiç të shoqen dhe e fshehur trupi në papafingo, ngjarje e ndodhur në Greqi në nëntor të 2024.

I pandehuri e mohon ak uzën, duke pretenduar se ishte i tërbuar dhe u kërkoi falje fëmijëve të tij dhe familjes së gruas së tij. Nëna e viktimës dëshmoi se e bija punonte shumë sepse burri i saj nuk sillte para në shtëpi, ndërsa seanca e radhës e gjyqit do të mbahet muajin tjetër.

Kastriot Cenko, para togave të zeza tha se ishte në gjendje të rënduar kur e ka kryer krimin.

“Isha në gjendje të tërbuar, nuk isha në një gjendje të qetë mendore siç thotë aktakuza, nuk kishte paramendim. Gjithçka ndodhi në atë moment. Dua t’u kërkoj falje të thellë fëmijëve të mi që i privova nga nëna e tyre dhe një falje të thellë familjes së saj”, tha ai.

Dëshmi ka dhënë edhe nëna e Albës së ndjerë.

“I pandehuri më kishte telefonuar dhe ishte bërë sikur ishte i shqetësuar për vajzën time. Më tha se kishte marrë valixhen dhe ishte larguar. Pyesja veten nëse ajo ishte larguar vërtet për në Shqipëri. E pyeta nipin tim ‘ku është nëna jote’ dhe ai më tha ‘Nuk e di’”, tha ajo.

“Nuk duhej të kishte arritur deri këtu. Vajza ime më thoshte se ishte e trishtuar, se punonte shumë dhe se po bënte tre punë sepse ai nuk po sillte para në shtëpi. Ajo më kishte thënë se nuk po kalonte mirë në shtëpi, por jo se kishte ndërmend të braktiste burrin dhe fëmijët e saj”, tha ajo me lot në sy.

“Nuk dua që t’i bëjnë asgjë, dua që ai të ma kthejë vajzën. A mundem?”, tha ajo në ngashërim./Top Channel

Related Posts

Ndihmë 150 euro për fëmijët dhe 300 euro për pensionistët! Prezantohet paketa e re e mbështetjes për qytetarët

Qeveria e Greqisë ka ndërmarrë një tjetër paketë me plan masash me qëllim përballimin e krizës nga rritja e çmimeve si pasojë e Luftës në Lindjen e…

Pse të verdhat e vezëve të ziera bëhen jeshile? – Rrezikoni probleme me…

Nëse vezët tuaja kanë një rreth jeshil rreth të verdhës, kjo do të thotë se janë zier më shumë seç duhet. Ky rreth gri-jeshil krijohet kur vezët…

Tension politik! Bozdo lidh milionat e sekuestruara me personazhin e Ramës

Deputeti demokrat Eno Bozdo foli sot në studion e “News 24” edhe për skandalin e AKSHI-t dhe aksionin e sekuestrimeve të SPAK ditën e djeshme, ku sekuestroi…

Azemi 5-vjeçar ka nevojë për ndihmë që të ecë njësoj si bashkëmoshatarët

GOFUNDME – KLIKO PER TE DHURUAR Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë. Azem Shala është një 5-vjeçar me origjinë nga Kosova i…

”Të dielën, më 26, do të vijë një tronditje pozitive”/ HOROSKOPI për ditën e nesërme: E enjte 23 Prill 2026

DASHI Muaji do të mbyllet me energji shumë të lartë, veçanërisht në dashuri. Të premten, më 24, mund të keni një takim të papritur ose një zbulim…

LAJM I FUNDIT/ Aksident pranë bashkisë, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, dy të pIagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Laçit, shumë pranë godinës së bashkisë, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe kalimtarët…