Azemi 5-vjeçar ka nevojë për ndihmë që të ecë njësoj si bashkëmoshatarët

Screenshot

GOFUNDME – KLIKO PER TE DHURUAR
Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Azem Shala është një 5-vjeçar me origjinë nga Kosova i cili ka nevojë për operim në të dy këmbët, që të mund të ecë pa dhimbje si çdo fëmijë tjetër.

Vogëlushi ditën e djeshme ka mbërritur në Turqi për t’iu nënshtruar operacionit pasi 3 ndërhyrjet e kryera në Kosovë kanë rezultuar pa sukses.

Kostoja e operacionit është 27,000 euro, një vlerë e papërballueshme për familjen prandaj familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve që edhe Azemi të ecë si bashkëmoshatarët e tij.

Kushdo që ka mundësi dhe dëshirë mund të kontribuojë për Azemin nëpërmjet linkut të GoFundMe ose të dhënave bankare.

Të dhënat për donacion:

Banka: TEB Sh.A. – Gjilan

SWIFT: TEBXKPRXXXX

Emri: Albina Shala

IBAN: XK052017000196898197