LAJMI I FUNDIT/ Zbardhet vr*sja e Endri Goxhajt

Zbardhen rrethanat e ngjarjes, ndodhur mbrëmjen e datës 21.04.2026, në Memaliaj, ku u v*a me armë zjarri shtetasi E. G. dhe mbeti i plagosur shtetasi D. N.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, vijuan hetimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndodhur mbrëmë, në Memaliaj.

Si rezultat i hetimeve, u vunë në pranga shtetasit:

D.N., 25 vjeç dhe A. K., 47 vjeç, të dy banues në Memaliaj, për veprat penale “Vr asja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. N., 29 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi M. N., 28 vjeç, të dy për veprat penale “Vr asja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin J. K., 44 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara prokurorit”, si dhe për shtetasin G. Q., 49 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Kanosja”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se mbrëmë ka patur një konflikt fizik të çastit, në të cilin janë përfshirë shtetasit D. N., M. N., D. N., A. K. dhe J. K., si dhe shtetasit G. Q. dhe E. G.

Gjatë konfliktit, dyshohet se shtetasi E. G. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D. N. (i arrestuar tashmë), i cili mbeti i plagosur dhe vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, 2 vëllezërit e shtetasit D. N. (2 shtetasit e shpallur në kërkim, D. N., 29 vjeç dhe M. N., 28 vjeç), dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. G. (i cili, si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital).

Të dy këta shtetas janë larguar menjëherë me automjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: arma e zjarrit pistoletë (me fishek në fole, gati për qitje), me të cilën dyshohet se shtetasi E. G. (i cili më pas humbi jetën) plagosi shtetasin D. N., 1 krehër me fishekë, municion luftarak, 2 automjete, 2 motomjete, 4 celularë dhe sende të tjera nga vendngjarja, të cilat do t’i shërbejnë vijimit të hetimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut – mos i injoroni këto simptoma që mund të fshehin një gjendje serioze!

Trupi i njeriut shpesh jep sinjale kur diçka nuk shkon. Ndonjëherë ato janë të lehta, si lodhje, mpirje apo parehati, por herë të tjera duken qartë në…

Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio! Çfarë pritet të ndodhë

Kleviol Ahmeti, reperi dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale si “Cllevio Serbiano”, ka lënë sot qelinë e burgut të Fierit. 39-vjeçari ka përfunduar dënimin e tij…

EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, një viktimë dhe dy të pl*gosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure, pranë Thumanës, në aksin e vjetër Fushë Krujë–Thumanë. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën…

Berisha “ZBULON”: “Rama po negocion dorëzimin e Lubisë me kusht që Linda e tij të mos thirret në SPAK”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama po negocion për të dorëzuar Belinda Ballukun para drejtësisë, me kusht që bashkëshortja e tij,…

Mashtrim spektakolar në rrjet! Influencuesja e famshme e MAGA-s rezulton të jetë një mashkull indian

Një influencuese e vetëshpallur si mbështetëse e lëvizjes MAGA, e cila kishte grumbulluar miliona shikime në Instagram, është zbuluar se në fakt ishte një profil i rremë…

Sa njerëz kanë ikur nga Shqipëria? Rama jep përgjigjen që po bën bujë

Në bisedën e zhvilluar me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini kryeministri Edi Rama pohoi se është në dijeni të largimit të shqiptarëve nga vendi i tyre…