Euro prek minimum historik! Ja me sa këmbehet

Euro ka rënë në nivelin më të ulët historik të saj. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këtë të hënë, një euro është këmbyer me mesatarisht 95.5 lekë, që është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Në raport me vjet zhvIerësimi është rreth 3%, dhe sipas Bankës së Shqipërisë ky dobësim lidhet me fluksin e lartë të valutës në treg, ndikuar nga turizmi, remitancat apo investimet e huaja.

Forcimi i lekut ka dhënë efekte edhe pozitive edhe negative në ekonomi. Eksportuesit, familjet që mbahen nga remtiancat dhe ata që kanë të ardhura në euro janë më të dëmtuarit nga kjo rënie, ndërsa importuesit fitojnë pasi po shpenzojnë më pak para për të blerë mallra në euro nga jashtë.

Gjasat janë që zhvlerësimi i euros të mos ndalë, pasi me afrimin e sezonit turistik, pritet që presionet mbi kursin të vijojnë, duke mbajtur euron në nivele të ulëta historike edhe në muajt në vijim.

Për të mbajtur nën kontroll kursin euro-lekë, banka qendrore ka ndërhyrë vazhdimisht vjet duke blerë euro në treg, pikërisht për të zbutur rënien e saj, çka tregon se pa këto ndërhyrje, zhvlerësimi mund të ishte edhe më i thellë.

Në 2025-ën Banka e Shqipërisë bleu rreth 1 miliard euro me qëllim stabilizimin e monedhës evropiane dhe rritjen e rezervës valutore. Megjithëse shifra e blerjeve ishte në rekord historik, përsëri rezultuan të pasuksesshme për të stabilizuar kursin, pasi monedha evropiane vijoi të zhvlerësohet.

Related Posts

Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut – mos i injoroni këto simptoma që mund të fshehin një gjendje serioze!

Trupi i njeriut shpesh jep sinjale kur diçka nuk shkon. Ndonjëherë ato janë të lehta, si lodhje, mpirje apo parehati, por herë të tjera duken qartë në…

Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio! Çfarë pritet të ndodhë

Kleviol Ahmeti, reperi dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale si “Cllevio Serbiano”, ka lënë sot qelinë e burgut të Fierit. 39-vjeçari ka përfunduar dënimin e tij…

EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, një viktimë dhe dy të pl*gosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure, pranë Thumanës, në aksin e vjetër Fushë Krujë–Thumanë. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën…

Berisha “ZBULON”: “Rama po negocion dorëzimin e Lubisë me kusht që Linda e tij të mos thirret në SPAK”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama po negocion për të dorëzuar Belinda Ballukun para drejtësisë, me kusht që bashkëshortja e tij,…

Mashtrim spektakolar në rrjet! Influencuesja e famshme e MAGA-s rezulton të jetë një mashkull indian

Një influencuese e vetëshpallur si mbështetëse e lëvizjes MAGA, e cila kishte grumbulluar miliona shikime në Instagram, është zbuluar se në fakt ishte një profil i rremë…

Sa njerëz kanë ikur nga Shqipëria? Rama jep përgjigjen që po bën bujë

Në bisedën e zhvilluar me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini kryeministri Edi Rama pohoi se është në dijeni të largimit të shqiptarëve nga vendi i tyre…