Lajm i madh per emigrantet shqiptare ne Greqi, perfitojne shume

Qeveria e Greqisë ka ndërmarrë një tjetër paketë me plan masash me qëllim përballimin e krizës nga rritja e çmimeve si pasojë e Luftës në Lindjen e Mesme.

Paketa u prezantua nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe përfshin 8 ndërhyrje që synojnë kthimin e tepricës fiskale në shoqëri, me fokus në krizën energjetike, rritjen e të ardhurave dhe menaxhimin e borxhit privat.

Mbështetje për energjinë dhe bujqësinë

Në sektorin energjetik, subvencioni për naftën zgjatet edhe për muajin maj, me mbështetje prej 20 cent për litër. Kostoja e kësaj mase arrin në 55 milionë euro dhe përfitues janë pronarët e automjeteve me naftë.

Ndërkohë, subvencioni prej 15% për plehrat kimike zgjatet deri në gusht, me një kosto shtesë prej 23 milionë eurosh dhe rreth 250 mijë fermerë përfitues.

Lehtësime për familjet dhe qiramarrësit

Rriten kufijtë e të ardhurave për përfitimin e rimbursimit të qirasë:

nga 20,000 në 25,000 euro për individët,

nga 28,000 në 35,000 euro për familjet,

për familjet me një prind, nga 31,000 në 39,000 euro, me shtesë 5,000 euro për çdo fëmijë.

Masa, me një kosto prej 25 milionë eurosh, pritet të përfshijë edhe 70,000 qiramarrës shtesë, duke e çuar totalin në rreth 1 milion përfitues.

Ndihmë për familjet me fëmijë

Parashikohet gjithashtu një pagesë e jashtëzakonshme prej 150 euro për çdo fëmijë në fund të qershorit. Kostoja totale e kësaj mase është 240 milionë euro dhe përfitues janë rreth 975,000 familje.

Mbështetje për pensionistët

Për pensionistët, ndihma vjetore rritet nga 250 në 300 euro neto çdo nëntor, ndërsa zgjerohen kriteret e përfitimit. Masa përfshin pensionistë, të moshuar pa sigurim dhe persona me aftësi të kufizuara. Kostoja arrin në 198 milionë euro dhe shton 420,000 përfitues të rinj, duke e çuar totalin në 1.87 milionë.

Masa për borxhin privat

Një theks i veçantë i kushtohet menaxhimit të borxhit privat.

Parashikohen heqja e mundshme e bllokimit të llogarive bankare në kushte të caktuara,

zgjerimi i mekanizmit jashtëgjyqësor për borxhe nga 5,000 deri në 10,000 euro,

përfshirja e borxheve të vjetra në një skemë shlyerjeje deri në 72 këste.

Këto ndërhyrje prekin rreth 1.3 milion persona fizikë dhe 284,000 subjekte juridike, me detyrime totale që arrijnë në 95.3 miliardë euro.

Related Posts

10 Shenja të Hershme të Demencës që NUK Duhet t’i Injoroni Kurrë

Humbja e kujtesës që ndërhyn në jetën e përditshme qëndron si një nga shenjat më të zakonshme dhe më të dallueshme të hershme të demencës, veçanërisht sëmundjes…

“Ne bëmë ṡ*kṡ gjatë një video-telefonate dhe 66-vjeçari po e shikonte”, dëshmia e mikut të vajzës që vd*q në Greqi!

Detaje të reja po dalin në dritë për rastin e vd ekjes së 19-vjeçares Myrto në Kefaloni. Miku 23-vjeçar i vajzës së ndjerë, i cili vetëidentifikohet si…

Vr*tet 21 vjeçari shqiptar, pIagoset 25-vjeçarja, policia hetim mbi disa pista (Foto/EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Helsingborg të Suedisë, ku një 21-vjeçar shqiptar ka hu mbur jetën pas të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka…

E tr*shtë/ Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare, akademiku Rexhep Qosja

Ndërron jetë akademiku i njohur shqiptar, Rexhep Qosja. Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta në moshën 89-vjeccare e ka dhënë nipi i tij, përmes një postimi…

Qimet në vesh të shpjeguara – E vërteta befasuese për plakjen, hormonet dhe gjenetikën 👂

A e dinit? Nëse ju rriten qime në veshë, kjo ndodh sepse trupi po plaket normalisht dhe po reagon ndaj ndryshimeve hormonale dhe gjenetike me kalimin e…

Pse të rriturit mbi 50 vjeç mund të përfitojnë nga ngrënia e një bananeje çdo ditë

Ndërsa njerëzit kalojnë të 50-at dhe vitet më pas, shumë prej tyre fillojnë të vërejnë ndryshime në trup. Energjia nuk është më e njëjtë, tretja bëhet më…