“Andi Maloku i dha gaz makinës kur u pIagos”/ Ndoja dëshmon në gjykatë për atentatin: Krismat zgjatën 20 sekonda

Ish-prokurori dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, ka dhënë dëshminë e tij në gjykatë lidhur me atentatin e ndodhur në vitin 2019 në Durrës, ku mbeti i vrarë Andi Maloku.

Gjatë dëshmisë, Ndoja rrëfeu momentet e sulmit me armë zjarri, duke theksuar se nuk kishte konstatuar asnjë lëvizje të dyshimtë para ngjarjes. Ai tha se më 1 nëntor 2019 kishte nisur ditën normalisht, duke shkuar në punë së bashku me Malokun dhe më pas ishte zhvendosur për drekë në një lokal në zonën e Durrësit, ku ndodhej edhe Aleksandër Laho.

Sipas tij, pasi qëndruan disa orë në lokal, u nisën me automjet drejt zonës së Urës së Dajlanit. Në timon ishte Andi Maloku, pasi Ndoja nuk ndihej mirë, ndërsa Laho ndodhej në sediljen e pasme.

“Kur kemi kaluar zonën pranë hyrjes së autostradës, kanë nisur krismat. Në fillim nuk e kuptova që ishin të shtëna me armë zjarri. Nuk ishin breshëri, por të ndara. Dukej sikur ishin dy armë të ndryshme”, deklaroi ai.

Ndoja theksoi se sulmi zgjati rreth 20 sekonda, kohë gjatë së cilës automjeti doli nga rruga dhe përfundoi në kanal pasi u përplas me barrierat. Ai rrëfeu se Maloku, edhe pse i plagosur, arriti të telefononte të atin duke i thënë: “Na kanë gjujt”.

Sipas dëshmisë, Andi Maloku u rrëzua sapo hapi derën e makinës, pasi ishte plagosur rëndë në shtyllën kurrizore. Vetë Ndoja deklaroi se kishte humbur ndjenjat dhe nuk kujton më asgjë pas atij momenti.

Ish-prokurori theksoi se nuk ka dijeni se kush janë autorët e atentatit dhe se nuk i njeh të pandehurit në proces, përfshirë Plaurent Dervishin, të cilin e njeh vetëm si emër nga një procedim i mëparshëm.

Ai shtoi gjithashtu se nuk ka marrë asnjë mesazh apo kërcënim dhe se askush nuk e ka kontaktuar për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen. “Nëse do të kisha pasur dyshime, nuk do të dilja në rrugë në atë mënyrë”, u shpreh Ndoja.

Në dëshminë e tij, ai përmendi edhe një informacion të marrë pas ngjarjes, sipas të cilit dyshohej për përfshirjen e Plaurent Dervishit, por theksoi se nuk kishte prova konkrete dhe se kishte kërkuar që çdo dyshim të sqarohej.

Related Posts

E vërteta tr*nditëse për mishin e supermarketeve – çfarë po fshehin?

Kur bëhet fjalë për ushqimin në pjatën tuaj, jo çdo mish viçi është i njëjtë. Paketimi i bukur në supermarket mund ta bëjë mishin të duket i…

Edi Paloka: Delet rrinë e shohin se si vidhen nga Rama, ai me gjithë lapanjozët që ka rrotull, bën jetë luksi –

Deputeti demokrat Edi Paloka ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama, për pasjen dijeni dhe bashkëpunëtor në skemat korruptive të ish-zyrtarëve të tij. Sipas Palokës, është e pamundur që…

Ngacmoi dy vajza në autobus, arrestohet maniaku 44-vjeçar në Tiranë

Një 44-vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar se ksualisht dy shtetase në një autobus linje në Tiranë. Policia bën me dije se njëra…

Nga ‘përplasja’ me Ilir Vrenozin tek ndjenjat për Selin, Miri flet pas BBV: Me bashkëshorten nuk jetojmë bashkë sepse…

Armir Shahini, finalisti i “Big Brother Vip” ka folur sot në një intervistë për “Shqipëria Live”, për shumë nga polemikat e rrugëtimit në atë shtëpi, por dhe…

E bujshme/ Ish-finalisti i BBVA 5 merr ftesë për të qenë pjesë e Ferma VIP?

Një foto po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ku Mateo Borri, ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, shihet me një zarf të “Ferma VIP” në…

‘Ne e dërguam vajzën nuse, ata na e kthyen në arkivoI’! Familja e Xhuana Nikollajt apel për drejtësi

Më shumë se një muaj pas vde kjes së 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familja e saj kërkon drejtësi, duke ngritur akuza për dh unë ndaj bashkëshortit të saj….