×
Sponsored Content
Please wait 1 second...
Tap Continue to proceed

Rriten pensionet? Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve në vlerën 6.4 përqind.

Vendimi aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2024, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së masës fillestare mujore të pensioneve, me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026 e në vazhdim.

MIRATIMIN E KOEFICIENTIT TË INDEKSIMIT TË BAZËS SË VLERËSUAR TË VITIT 2024 PËR LLOGARITJEN E PENSIONEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të paragrafit të dytë, të nenit 10, dhe të pikave 1 e 3, të nenit 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2024, me koeficient indeksi 6.4 %, të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara në nenin nr.59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

2. Indeksi i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2024, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së masës fillestare mujore të pensioneve, me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026 e në vazhdim.

3. Indekset akumulative të bazës së vlerësuar, të arritura nëpërmjet pagave të periudhës 1994-2024, referuar kontributeve të paguara sipas muajve në këtë periudhë dhe pagave referuese sipas punëve dhe profesioneve, të përcaktuara me vendimin nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, sipas viteve, janë sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Pas aplikimit të indeksit të vitit 2024, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së masës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026, nuk mund të jetë më e lartë se:
a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për pagat e periudhës, nga viti 1994 deri në 31.12.2001;
b) paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të nenit 10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat e periudhës, nga viti 2002 e në vazhdim.

5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve dhe aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026 e në vazhdim, dhe përballohen brenda buxhetit vjetor, të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

6. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2026.

Related Posts

Bebe Rexha largohet “e tmerruar” nga paparacët! VIDEO që po bën xhiron e rrjetit(Video)

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është bërë sërish pjesë e vëmendjes në rrjetet sociale, pas publikimit të një videoje ku ajo shihet duke u larguar me…

Rrëmbeu djalin 10-vjeçar dhe e dërgoi në Kubë me qëllim “për ta kthyer në vajzë”, arrestohet aktivistja transgjinore

Një person transgjinor nga Utah (babai biologjik i fëmijës) dhe partnerja e tij janë akuzuar për rrëmbimin e fëmijës 10-vjeçar me qëllimin e dyshuar për ta dërguar…

Lajm i fundit! Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve në vlerën 6.4 përqind. Vendimi aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe…

Parashikime financiare për 2026/ 3 shenjat e horoskopit që rrezikojnë probleme serioze financiare gjatë vitit

Sipas parashikimeve astrologjike për vitin 2026, jo të gjitha shenjat e horoskopit pritet të kenë stabilitet financiar. Për disa prej tyre, ky vit mund të sjellë më…

Aksident i rëndë në superstradë, një vi*ktimë dhe dy të pIagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në superstradën Fushë-Krujë–Milot, pranë Thumanës, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur….

Mesazhi i fortë i babait të Selines për Mirin: “Edhe pak më…” – rrjeti shpërthen pas publikimit! (FOTO)

Publikimi i një mesazhi të fortë, që pretendohet se i është drejtuar Mirit nga babai i Selines, ka ndezur menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale dhe…