×

Ngjarje e rëndë, të burgosurit i vendosin fIakën qelisë, raportohet për 7 të pIagosur

Një incident i rëndë është regjistruar në një burg në Kretë të Greqisë, ku katër të burgosur kanë shkaktuar zjarr brenda qelive, në shenjë proteste ndaj refuzimit të kërkesës së tyre për transferim.

Ngjarja ka ndodhur në institucionin e paraburgimit në Agia Chania, ku sipas autoriteteve, të burgosurit kishin kërkuar të zhvendoseshin në një sektor tjetër për shkak të konflikteve me të dënuar të tjerë. Kërkesa e tyre nuk u pranua menjëherë, pasi drejtuesit e burgut u kishin bërë me dije se do të shqyrtohej pas procedurës së numërimit.

Në këto kushte, katër të burgosurit reaguan duke i vënë flakën një dysheku brenda qelisë, duke krijuar tym të dendur dhe rrezik për përhapjen e zjarrit. Gardianët ndërhynë menjëherë, hapën qelinë dhe neutralizuan flakët me mjete zjarrfikëse.

Si pasojë e incidentit, të burgosurit u transportuan në spitalin e Hanias për ndihmë mjekësore, ndërsa edhe tre efektivë të burgut u trasporturuan gjithashtu në spital për asfiksi. Raportohet se, të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërhyrja e shpejtë e stafit shmangu përhapjen e zjarrit në qelitë e tjera dhe parandaloi pasoja më të rënda. Autoritetet kanë nisur procedura penale dhe disiplinore ndaj të përfshirëve në këtë ngjarje.

Related Posts

“Të biesh në dashuri me armikun”, del deklarata e Kristit për Selin: E nisëm me urrejtje, por përfunduam me respekt dhe afeksion”

“Selin më pëlqente, nëse do bëja një zëvendësim do ishte që do e kisha marr te krevati im Selin… të biesh në dashuri me armikun”! Kjo është…

Erion Veliaj transferohet në spital

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar së fundmi në një spital privat, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas burimeve pranë strukturave përkatëse, operacioni është…

LAJMI I FUNDIT/ Alarm për b*mbë në qendrën tregtare “Toptani”

Alarm për b*mbë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve paraprake, godina është evakuuar menjëherë pas një njoftimi për kërcënim me eksploziv, i…

I fundit! Qeveria vendos per pensionet

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve në vlerën 6.4 përqind. Vendimi aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe…

Pse nuk i erdhi babai në finale? Aludimet se është në burg, Selin ‘zbulon’ të vërtetën

Fituesja e “BB VIP 5”, Selin Bollati, ka folur në “Goca dhe Gra” për aludimet se babai i saj ndodhet në burg. Mungesa e babai të saj…

Autoshkollat: Do rrisim çmimet, jemi goditur nga shtrenjtimi i karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, si pasojë e tensioneve dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, po ndikon drejtpërdrejt te bizneset që e kanë naftën si lëndë bazë…