×

Detaje nga aksidenti TR*GJIK në Lezhë/ Babë e bijë punonin në kampin e Gjadrit, humbin jetën teksa ktheheshin në shtëpi

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik në aksin rrugor Lezhë-Kakarriq ku kanë humbur jetën babai dhe vajza e tij, pasi automjeti i tyre përfundoi i përmbysur në një kanal me ujë.

Sipas të dhënave paraprake, dy viktimat punonin në kampin e emigrantëve në Gjadër dhe ishin duke u kthyer në shtëpi pas përfundimit të punës.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites së 25 prillit, por ngjarja nuk është konstatuar menjëherë.

Makina ka mbetur e fshehur në kanal dhe nuk është vënë re deri në orët e vona të mbrëmjes.

Alarmi është dhënë fillimisht nga familjarët, të cilët, të shqetësuar pasi nuk arritën të kontaktonin me ta, nisën kërkime.

Më pas, gjatë një patrullimi në zonë, policia ka gjetur automjetin e përmbysur dhe trupat e pajetë të babait dhe vajzës brenda tij. Autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit ka çuar në daljen nga rruga dhe rënien në kanal.

Related Posts

“Motra qe hyri ne BBVIP, eshte vajza e saj”, Edisa rrefen dhimbjen e madhe: E donim nje femije dhe…

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Edisa Demollari, ka ndarë detaje personale nga jeta e saj, duke folur hapur për…

U denua per vr*sjen e Liridona Ademajt, familja e autorit ben postimin skandaloz

Pasi Kokalla u dënua me 30 vite burgim për rastin e vr*sjes së Liridona Ademajt, familjari i tij bën postimin skandaloz Më 21 prill, Gjykata Themelore në…

Erion Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në një spital privat!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar së fundmi në një spital privat, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas burimeve pranë strukturave përkatëse, operacioni është…

Berisha përjashton nga gara kandidatin për kreun e PD-së në qytetin…

Sali Berisha ka përjashtuar nga gara për kreun e PD-së Korçë Bravaldi Xhafkën, i cili më herët ka mbajtur pozicionin e sekretarit organizativ në PD-në e Korçës,…

Dasmë këtë verë edhe një beb!/ Donald Veshaj tregon planet me Borën dhe mosmarrëveshjen mes tyre!

Rikthimi i vëllezërve Veshaj me programin e tyre të ri “late night show” në platformën X-Media ka sjellë menjëherë lajme të bujshme për showbiz-in shqiptar. Për herë…

Katër shenjat e Horoskopit që do kenë lajme të mëdha deri në fund të muajit prill

Prilli po mbaron dhe për disa shenja ndiejmë sikur gjërat më në fund po fillojnë të vijnë në vendin e tyre. Energjia e muajit është intensive, me…