“Djalin e ndiqnin përditë për ta vr*rë”/ Prindërit e 30-vjeçarit Endri Goxhaj kërkojnë drejtësi

Familjarët e 30-vjeçarit Endri Goxhaj, i cili u ek zekutua me armë zjarri pak ditë më parë në Memaliaj, kanë reaguar mes dhimbjes së thellë, duke kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve.

Babai i viktimës, Astrit Goxhaj, i cili është invalid, rrëfen sakrificat e mëdha që ka bërë ndër vite për të rritur të birin. Ai tregon se ka punuar në kushte të vështira, duke mbledhur lule në mal për të siguruar jetesën, me qëllimin e vetëm për t’i ndërtuar një të ardhme më të mirë djalit të tij.

“Gjithë jetën e kam bërë për të. Sot më është shkatërruar gjithçka,” shprehet ai mes lotësh, duke shtuar se humbja e Endrit i ka rrënuar çdo shpresë.

Edhe nëna e 30-vjeçarit, e tronditur nga tragjedia, apelon për drejtësi, duke theksuar se autorët duhet të identifikohen dhe të marrin dënimin që meritojnë. Ajo deklaron se i biri kishte qenë në rrezik, duke pretenduar se “e ndiqnin për ta vrarë”.

Sipas familjarëve, Endri Goxhaj kishte pak kohë që ishte fejuar, çka e bën edhe më të rëndë humbjen, pasi jeta e tij u ndërpre në një moment kur po niste një kapitull të ri.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Related Posts

Horoskopi ditor, e hënë 27 prill 2026

Dashi Mos kërkoni me ngulm gjate kësaj dite qe partneri te kete per cdo gje, te njëjtin mendim me ju. Lereni ate te shprehet lirisht dhe mos…

Nisin aplikimet për kompensim të pagës minimale/ Ja kush përfiton

Nga 1 prilli bizneset që kanë punonjës me pagë minimale kane filluar të aplikojnë për të përfituar kompensim për rritjen e kostove. Sipas vendimit të qeverisë aplikimet…

E trὶshtë/ Dha kontribut të madh, ndahet nga jeta mjekja e njohur në vendin tonë

Bota e mjekësisë në vendin tonë është në zi, pasi Urdhri i Mjekut Veterinar ka dhënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të mjekes së njohur…

Kjo është shifra e ‘çmendur’ që bëri Ilir Shaqirin ta pranojë ftesën për Ferma VIP

Hyrja e papritur e Ilir Shaqirit në Ferma VIP ka ndezur diskutime të forta kudo, duke e transformuar balerinin e njohur në një personazh totalisht antagonist për…

Të sht*nat në eventin e Trυmp, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dr*matike

Bleona Qereti ka qenë pjesë e një prej eventeve më të rëndësishme të elitës mediatike dhe politike në Shtetet e Bashkuara, por mbrëmja që pritej të ishte…

E fundit! Qeveria merr vendimin, rriten papritur shumë më tepër se pritej pensionet

Ky mekanizëm ligjor shërben për të përditësuar vlerën e pagave mbi të cilat qytetarët kanë paguar kontribute ndër vite, duke siguruar që masa fillestare e pensionit të…