Rama bën gati përjashtimin e Spiropalit: Mos bëj më postime në rrjetet sociale, sepse do të të

Situata brenda Partisë Socialiste duket e tensionuar, pasi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kryeministri Edi Rama paralajmëroi përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga grupi, për shkak të qëndrimeve dhe postimeve të saj në rrjetet sociale.

Sipas mediave, Rama gjatë mbledhjes është ndalur disa minuta tek Spiropali, duke përmendur mungesat e saj në votime dhe reagimet publike në rrjetet sociale.

“Herën e parë nuk erdhe në votim. Herën e dytë bëre çarçafin (i referohet postimit në Facebook) dhe herën e tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi,” ka thënë Rama, duke e paralajmëruar për përjashtim nga Grupi Parlamentar.

Kryeministri gjithashtu theksoi se në parti “nuk mund të krijohen drama”.

“Tek puna e partisë nuk mund të bëni drama, dhe për këtë po të drejtohem ty, Elisa. Nuk dua të krijohen situata brenda partisë. Partia ka dy ngjyra, bardhë dhe zi. Ose bardhë dhe me ne, ose zi dhe përballë nesh.”, tha kryeministri.

Më tej, Rama shtoi se paralajmërimi lidhej me postimet e Spiropalit në rrjetet sociale. Raportohet gjithashtu se Spiropali ka kërkuar të marrë fjalën, por nuk është lejuar.

“Ti s’mund të replikosh këtu, ti nuk merr fjalë më. Me ty është investuar PS dhe unë,” i është drejtuar kryeministri ish-ministres së Jashtme.

Related Posts

Merr fund arratia, arrestohet në Brazil Ervin Mata

Është arrestuar në Brazil Ervin Mata. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala. Më herët, Gjykata e Lartë Federale ka lëshuar një urdhër arresti për biznesmenin shqiptar…

Kush po e mëson Elisa Spiropalin? E vërteta që po fshihet pas saj

Sot, Elisa Spiropali u shfaq në dyert e Pallatit të Brigadave duke zbritur nga një taksi për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit të PS. E…

Romancë në rritje? Mateo dhe Brikena ndezin rrjetin me momentin e tyre të ëmbël në makinë (Video)

Mateo dhe Brikena kanë ndarë së fundmi një moment shumë të afërt dhe të ngrohtë mes tyre, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Në…

Punon vetëm dy herë në vit dhe fiton 40 mijë euro, njihuni me profesionin më ‘të rrezikshëm’ në botë

Një punë e pazakontë, por shumë e paguar, po tërheq vëmendjen në Shtetet e Bashkuara, ku një punëtor arrin të fitojë rreth 40 mijë euro në vit…

Çfarë thotë në të vërtetë pozicioni juaj i gjumit për ju (Dhe pse kjo nuk do të thotë që jeni dembel)

Ja një version më i plotë dhe i detajuar, i shkruar në mënyrë të rrjedhshme dhe pa tabela apo formate komplekse: Mitet dhe e vërteta shkencore mbi…

Mjekët janë të befasuar: Dy perime që rrisin kolagjenin në gjunjë dhe lehtësojnë dhimbjet e kyçeve!

Dy perime që rrisin kolagjenin në gjunjë dhe lehtësojnë dhimbjet e kyçeve! Dhimbja e kyçeve shpesh duket si një problem thjesht mekanik, sikur gjunjët vetëm “konsumohen” me…