Mateo dhe Brikena kanë ndarë së fundmi një moment shumë të afërt dhe të ngrohtë mes tyre, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Në videon e publikuar, dyshja shfaqet brenda makinës, ku Brikena është në timon, ndërsa Mateo i afrohet me një gjest plot dashuri, duke e bërë momentin edhe më special.
Të dy duken të buzëqeshur dhe shumë të lumtur në praninë e njëri-tjetrit, duke reflektuar një marrëdhënie të qetë dhe pozitive. Nuk ka kaluar shumë dhe komentet kanë “shpërthyer”, ku pjesa më e madhe e ndjekësve i kanë mbështetur dhe komplimentuar për energjinë dhe harmoninë që transmetojnë.
Komente si “Jeni shumë të mirë bashkë”, “Dashuri e vërtetë” apo “Qift perfekt” kanë pushtuar postimin, duke treguar se publiku po e pëlqen këtë çift.
Megjithatë, si në çdo rast, nuk kanë munguar edhe disa komente skeptike nga ndjekës që nuk besojnë plotësisht tek kjo lidhje. Por kjo është diçka e zakonshme në rrjetet sociale, ku jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim.
Pavarësisht kësaj, Mateo dhe Brikena duket se po e shijojnë momentin e tyre, duke mos u ndikuar nga zërat negativë dhe duke vazhduar të ndajnë momente të bukura me publikun, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE