Dalin pamjet si në filma! policia mësyu në restorantin ku “Boli” po hante darkë, si tentoi që t’i shpëtonte

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me operacionin që çoi në prangosjen e Ervin Matës, një prej eksponentëve kryesor të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës dhe veçanërisht Shqipërisë.

Sipas informacioneve të bëra të ditura nga mediat vendase dhe burime policore në Brazil, arrestimi është realizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën turistike të Ilhabelas, në Bregun Verior të shtetit të Sao Paulos. Mata është lokalizuar në një restorant në qendër të qytetit, pas një operacioni të mirëkoordinuar mes Policisë Ushtarake dhe njësive speciale TOR të BPRv-së së 6-të, si dhe Forcës Taktike të BPM/I-së së 20-të.

Operacioni është zhvilluar pas sinjalizimeve operative se i kërkuari po lëvizte nga Bregu Jugor drejt atij Verior të Sao Paulos. Kjo ka bërë që forcat e rendit të vendosen përgjatë autostradës SP-55 (Rio–Santos), në kilometrin 132, si dhe të kryejnë kontrolle në disa pika të frekuentuara, përfshirë edhe restorante në zonën e Sao Sebastiaos.

Burimet bëjnë me dije se gjatë momentit të ndalimit, i dyshuari është përpjekur të paraqitet me një identitet tjetër, duke pretenduar se ishte shtetas paraguajan. Megjithatë, verifikimet e shpejta të kryera nga forcat policore, të cilat dispononin më herët imazhe të tij, kanë bërë të mundur konfirmimin e identitetit real. Pas kësaj, ai është dorëzuar pa bërë dhe shumë rezistëncë.

Ervin Mata u shpall në kërkim në Nëntor 2023, pas 11 urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme, për një grup kriminal që vepron në trafikun e kokainës dhe hashashit nga Amerika Jugut, vr asjeve dhe pastrimit të parave. Po ashtu, ndaj tij u lëshua edhe një urdhër arresti nga Gjykata Supreme Federale e Brazilit (STF).

Pas arrestimit, Mata është shoqëruar në ambientet e Policisë Federale në Sao Sebastiao, ku është formalizuar ekzekutimi i urdhër-arresti. Gjatë veprimeve procedurale, autoritetet kanë sekuestruar edhe dy telefona celularë iPhone, të cilët pritet t’i nënshtrohen ekspertizës.

Operacioni policor ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa Mata mbetet në dispozicion të drejtësisë braziliane, në pritje të përfundimit të procedurave të ekstradimit

Related Posts

Pas lamtumirës së burrit tim, djali më çoi me makinë në një rrugë të shkretë dhe më la atje. Qëndrova në pluhur, pa para, pa telefon. Por pastaj..

Funerali ishte një kryevepër e pikëllimit performativ. I mbajtur në hapësirën shpellore dhe të ftohtë të rezidencës periferike të Nju Jorkut që Dr. Richard Thompson e kishte…

🔥2 H0T 4 U🔥

Njollat e kuqe rrethore: Shenjat në lëkurë që s’duhet t’i injoroni! 😳

Rash rrethor në lëkurë (përmbledhje e shkurtuar) Ringworm është shkaku më i zakonshëm i një skuqjeje rrethore në lëkurë, por edhe gjendje të tjera si sëmundja Lyme…

Shenjat e hershme paralajmëruese të lëkurës që nuk duhet t’i injoroni: Çfarë mund të jetë duke ju treguar Keratoza Aktinike

Ky është përkthimi i artikullit në gjuhë shqipe, i përshtatur për të qenë profesional dhe i pastër: Shenjat e hershme paralajmëruese të lëkurës që nuk duhet t’i…

Lajm me rendesi! Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet

Në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë janë thjeshtuar më tej procedurat e check-in për bagazhet, duke lehtësuar ndjeshëm përvojën e udhëtarëve para nisjes dhe duke reduktuar…

Merr fund arratia, arrestohet në Brazil Ervin Mata

Është arrestuar në Brazil Ervin Mata. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala. Më herët, Gjykata e Lartë Federale ka lëshuar një urdhër arresti për biznesmenin shqiptar…