Karamuço zbulon detajet: Lanë 4 fëmijë jetimë…

Një atentat i dyfishtë ka ndodhur ditën e diel në Balldre të Lezhës, ku mbetën të vrarë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci, prindër të katër fëmijëve. Policia ka shpallur në kërkim tre persona si autorë të dyshuar të këtij atentati.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, është shprehur në “Top Story” ka zbuluar disa detaje rreth kësaj ngjarje, duke shtuar në fund se Lezha po kthehet në epiqendrën e përplasjeve të forta për shkak të hakmarrjes.

“306 familjeve që ka qarku i Lezhës të ngujuar, ose në risk të lartë për të humbur jetën në konflikte për shkak të gjakmarrjeve, u shtuan edhe këta. Përveç gjyqeve, institucioneve që gjykohen nga prokuroria, bëhen edhe gjyqe private dhe merren vendime. Shqyrtohen me njëri-tjetrin, kanë marrë vendimin dhe në fund marrin vendimin me vdekje.

Më vjen keq se ka humbur jetën edhe bashkëshortja, duke i lënë katër fëmijët jetim. Thuhet që autorët nuk e dinin që bashkëshortja ishte në makinë, sepse makina i kishte xhamat e zinj. Një person e ka bërë këtë. Ai që është në kërkim, mendohet, deri tani janë të gjitha aludime dhe hipoteza, mendohet se ishte në kërkim për tentativë vrasje dhe si duket, këta që janë moshë më e vogël kanë thënë: ‘Kemi një problem, ti je në kërkim për vrasje, armët i kemi…’. Nuk kanë dashur të fshihen shumë.

U zbulua për 12 orë. Nuk ka bërë vaki që një ngjarje e tillë të zbulohet për 12 orë. Është gjetur makinë e marrë me qira thotë policia, e padjegur. Tani do të shikohet sepse mendohet se mund të kenë ikur edhe në Kosovë. Të paktën janë të identifikuar. Është një plagë e madhe që na ndodh në atë zonë. Lezha është kthyer epiqendra e këtyre përplasje të forta për shkak të hakmarrjeve”, tha ndër të tjera Karamuço,

Related Posts

Traktori i Fermerit Ndaloi Papritur Teksa Po Lëronte Tokën — Arsyeja E Çoi Drejt Një Zbulimi Të Papritur

Një fermer po punonte në tokën e tij si çdo ditë tjetër, duke përdorur traktorin për të lëruar arën para sezonit të mbjelljes. Gjithçka po shkonte normalisht…

Tha se nuk flet me të, por pas pamjes se mjerë te Metës, Monika Kryemadhi tr*ndit me deklaratën

Monika Kryemadhi ka folur për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, pas seancës së parë të gjyqit në themel, për të, Ilir Metën dhe të akuzuarit e…

Ligji i ri” për matësit e energjisë, çfarë do të ndryshojë në faturën tuaj…

Tema e matësve inteligjentë të energjisë është rikthyer në vëmendje me draftin e ri të ligjit për sektorin energjetik, i cili parashikon rregulla të veçanta për përdorimin…

U godit aksidentalisht nga motra teksa luanin, ndërron jetë në spitalin e Traumës 4-vjeçari

Ka humbur jetën një 4 vjeçar në spitalin e Tiranës pas 3 ditësh që ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Tri ditë më parë, i mituri është…

Del detaji i papritur, zbulohet pagesa e Ilir Shaqirit për pjesëmarrjen në Ferma VIP

Pjesëmarrja e Ilir Shaqirit në Ferma VIP ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka kthyer balerinin e njohur në një nga figurat më të komentuara të këtij…

Kthesë e fortë financiare nga 1 maji, kjo shenjë e horoskopit hyn në periudhë të artë

Një periudhë e re financiare pritet të nisë për një nga shenjat e horoskopit, duke sjellë ndryshime të ndjeshme në të ardhurat dhe stabilitetin ekonomik. Nëse kohët…