Detektivja private Shkenda Lili, e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me nivelin e tradhtisë bashkëshortore në Shqipëri.
Gjatë bisedës me moderatorin Ronaldo Sharka, ajo u ndal te fenomenet që ndesh më shpesh gjatë punës së saj në terren, duke zbuluar detaje mbi dinamikat e çifteve sot.🡇𝐒𝐡𝐭y𝐩η𝐢 𝐢ɱ𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧/𝐫ҽ𝐤𝐈𝐚ɱɱ𝐞𝐧 𝐦ë ρ𝐨𝐬𝐡𝐭ë 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐞𝐭🡇
Kur u pyet për statistikat, Lili theksoi se numri i personave që mbajnë lidhje të dyfishta është mjaft i lartë, duke pohuar se shifra e kalon 50%-shin e të martuarve.
Ajo shtoi se ky realitet është tashmë i faktuar nga përvoja e saj e përditshme, duke e konsideruar si diçka të zakonshme në Tiranë, pavarësisht reagimit të habitur të moderatorit.
Kjo deklaratë ka hapur diskutime mbi qëndrueshmërinë e martesave dhe ndryshimin e raporteve në çift në shoqërinë e sotme shqiptare.