Ligji i ri” për matësit e energjisë, çfarë do të ndryshojë në faturën tuaj…

Tema e matësve inteligjentë të energjisë është rikthyer në vëmendje me draftin e ri të ligjit për sektorin energjetik, i cili parashikon rregulla të veçanta për përdorimin e tyre dhe një plan të mundshëm zbatimi.

Sipas “nenit 91”, instalimi i këtyre pajisjeve nuk do të bëhet menjëherë. Fillimisht do të kryhet një analizë e plotë për të parë nëse kostot e projektit justifikohen nga përfitimet që sjell.

Enti Rregullator i Energjisë do të përcaktojë rregullat teknike të sistemit, ndërsa operatori i shpërndarjes do të vlerësojë nëse investimi është ekonomikisht i leverdishëm për t’u zbatuar në shkallë të gjerë.

Nëse kjo analizë rezulton pozitive, do të nisë një plan i detajuar 10-vjeçar për vendosjen e matësve inteligjentë në të gjithë vendin. Synimi është që të paktën 80% e konsumatorëve të pajisen me këto pajisje brenda 7 viteve nga fillimi i procesit.

Kostoja e projektit do të shpërndahet gradualisht dhe pritet të reflektohet në tarifat e rrjetit. ERE do të mbikëqyrë këtë proces për të siguruar që tarifat të jenë të drejta dhe që konsumatorët të përfitojnë realisht nga sistemi i ri.

Në rast se analiza del negative, instalimi masiv nuk do të realizohet. Megjithatë, çdo qytetar do të ketë të drejtë të kërkojë një matës inteligjent për përdorim personal, duke paguar vetë koston. Ndërkohë, rivlerësimi i situatës do të bëhet çdo katër vjet, në varësi të zhvillimeve teknologjike dhe të tregut.

Sa i përket matësve aktualë, ata do të vazhdojnë të përdoren vetëm nëse plotësojnë kërkesat e reja teknike. Pajisjet që nuk i përmbushin këto standarde do të duhet të zëvendësohen deri në vitin 2031

Related Posts

Traktori i Fermerit Ndaloi Papritur Teksa Po Lëronte Tokën — Arsyeja E Çoi Drejt Një Zbulimi Të Papritur

Një fermer po punonte në tokën e tij si çdo ditë tjetër, duke përdorur traktorin për të lëruar arën para sezonit të mbjelljes. Gjithçka po shkonte normalisht…

Tha se nuk flet me të, por pas pamjes se mjerë te Metës, Monika Kryemadhi tr*ndit me deklaratën

Monika Kryemadhi ka folur për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, pas seancës së parë të gjyqit në themel, për të, Ilir Metën dhe të akuzuarit e…

U godit aksidentalisht nga motra teksa luanin, ndërron jetë në spitalin e Traumës 4-vjeçari

Ka humbur jetën një 4 vjeçar në spitalin e Tiranës pas 3 ditësh që ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Tri ditë më parë, i mituri është…

Del detaji i papritur, zbulohet pagesa e Ilir Shaqirit për pjesëmarrjen në Ferma VIP

Pjesëmarrja e Ilir Shaqirit në Ferma VIP ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka kthyer balerinin e njohur në një nga figurat më të komentuara të këtij…

Kthesë e fortë financiare nga 1 maji, kjo shenjë e horoskopit hyn në periudhë të artë

Një periudhë e re financiare pritet të nisë për një nga shenjat e horoskopit, duke sjellë ndryshime të ndjeshme në të ardhurat dhe stabilitetin ekonomik. Nëse kohët…

Ç’po ndodh me Mateon dhe Brikenën pas Big Brother?

Vetëm pak ditë pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”, dy ish-banorët Mateo Borri dhe Brikena Selmani janë parë sërish së bashku jashtë kamerave, duke shtuar…