Pensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë, mes afateve optimiste dhe rrezikut…

Dy deri në tre vite në skenarin optimist dhe mbi pesë vite në rast se do të ketë zvarritje të procesit. Kaq kohë do i duhen Shqipërisë e Greqisë për të bërë të mundur njohjen e pensioneve për qytetarët e dy vendeve.

Kujtim Hoxha, ekspert i sistemit të pensioneve, tha: “Dy vite janë mjaftueshëm që pretendimet e dy palëve dhe pikat ku nuk ka dakordësi të axhustohen. Pastaj kryeministrat e dy vendeve apo përfaqësuesit me kompetenca të deleguara do të kenë rrugë të shtruar për të firmosur marrëveshjen.”

Për gazetarin shqiptar në Greqi Etmond Guri, më i pritshëm është skenari i dytë… ai i mbi 5 viteve pritje.

“Çështja “Beleri”, kthyer në fenomen ka acaruar marrëdhëniet mes dy vendeve. Greqia për herë të parë mori një kundërshti nga Shqipëria dhe sheshimi i marrëdhënieve do të dojë kohë,” u shpreh ai.

Por dy vite pasi qeveria greke pranoi për herë të parë në mbi tre dekada e gjysmë për t’u ulur në bisedime për njohjen e pensioneve të shqiptarëve, pasuar nga dy takimeve në Athinë e Tiranë… qeveria është optimiste.

“Në nivel teknik do të thotë që administrata shtetërore me njerëzit që me anë vjetërsinë punës këtu dhe atje. Janë të gjitha detajet teknike për të shtruar rrugën drejt arritjes dhe zbatimit të marrëveshjes”, vijoi Hoxha.

Greqia është shteti me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, mbi 670 mijë të tillë, ndjekur nga Italia, Maqedonia e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Gjermania. Po pse mbi tre dekada pritje për njohjen e pensioneve me Greqinë, shtetin me diasporën më të madhe shqiptare?

“Çështje vullneti politik, por edhe ekonomik. Janë shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe kjo i kushton shumë para vendit fqinj në rast të njohjes së pensioneve.”

Në rast të arritjes së një marrëveshje, emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në fuqi do të, mund të bashkonin vitet e punës në dy shtetet për të përfituar kështu dy pensione, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Shqiptari u gjet i vd*kur me pIumb në kokë, policia greke hap një pistë të re hetimi, dëshmia vajzës së pronarit

Rasti i 44-vjeçarit shqiptar që u gjet i vd ekur me një plagë plumbi në kokë, brenda një stalle në Messinia të Greqisë, po shkon drejt një…

Mjeku paralajmëron se konsumimi i xhenxhefilit shkakton…

Xhenxhefili (Zingiber officinale) është përdorur për mbi 2,000 vjet në mjekësinë tradicionale — dhe shkenca moderne konfirmon shumë nga vetitë e tij shëruese. Nga qetësimi i të…

Meteorologia befason me parashikimin: Në fund të Prillit prisni…

Sot shënohet një nga ditët më të nxehta të këtij viti deri më tani, duke sjellë ndjesinë e parë të verës, edhe pse kalendarikisht jemi ende në…

Lajm i keq për mërgimtarët në gjermani

Qeveria në Gjermania ka miratuar një paketë të re reformash shëndetësore që përfshin vendosjen e një takse mbi pijet e gazuara me sheqer, duke nisur nga viti…

Apeli i GJKKO merr vendimin e rende per Erion Veliaj

Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka vulosur këtë të mërkurë qëndrimin në paraburgim të kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj. Trupa gjykuese shqyrtoi kërkesën e…

“Nga Kisha e Laçit deri në Tiranë, kjo flutur nuk m’u nda nga dora”

Një mesazh i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ndau një përjetim të veçantë gjatë kthimit nga Kisha e Laçit….