Hυmbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes së mjekësisë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të Mjekësisë, Bora Keçi, e cila humbi jetën tr*gjikisht së bashku me të atin në një aksident automobilistik.

Në postimin e tij, Sinamati shpreh dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të një studenteje të re, të përkushtuar dhe me ëndrra për të ardhmen, si dhe të babait të saj, mjek që i kishte shërbyer komunitetit.

Ai kujton Borën si një studente shembullore, duke theksuar se në kujtesën e tij ajo mbetet edhe përmes një provimi në lëndën “Etikë dhe Deontologji Mjekësore”, ku ishte vlerësuar shkëlqyeshëm, si dëshmi e seriozitetit dhe përkushtimit të saj akademik.

Sinamati u ka shprehur ngushëllime familjes Keçi, mamasë së Borës, stafit pedagogjik dhe studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, duke e cilësuar humbjen si një plagë të rëndë për familjen dhe komunitetin mjekësor.

Postimi

“Para dy ditësh me dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentes së Fakultetit të Mjekësisë Bora Keçi, së bashku me të atin e saj, mjek, në një aksident automobilistik.

Është e vështirë të gjenden fjalët e duhura përballë një humbjeje kaq të rëndë, ku jeta e një studenteje të re, plot ëndrra, përkushtim dhe shpresë për të ardhmen, ndërpritet në mënyrë kaq tragjike, bashkë me jetën e prindit të saj, njeriut dhe mjekut që i kishte shërbyer jetës dhe shëndetit të njerëzve.

Bora do të mbetet në kujtesën time edhe përmes këtij momenti të veçantë akademik: provimit në lëndën Etikë dhe Deontologji Mjekësore, ku u vlerësua shkëlqyeshëm.

Kjo foto është më shumë se një kujtim provimi; është dëshmi e seriozitetit, edukatës, përkushtimit dhe formimit të saj si studente e denjë e Fakultetit të Mjekësisë.

Në këto çaste dhimbjeje të madhe, si mjek dhe pedagog i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Keçi, mamasë së Borës – Dr. Kozeta, të afërmve, Fakultetit të Mjekësisë, pedagogëve, dhe gjithë shoqërisë studentore të Borës. Humbja e saj dhe e të atit është një plagë e rëndë për familjen, për komunitetin mjekësor dhe për të gjithë ata që i njohën.

U prehshin në paqe shpirtrat e tyre!”

Related Posts

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 30 prill 2026

Dashi Ndikimi i Merkurit do jete mjaft pozitiv sot për jetën tuaj sentimentale. Do ndiheni te qete dhe do dashuroheni si ta ndjeni. Beqaret do jene ne…

Pse qentë nuhasin pjesët intime të njerëzve: Kuptimi i kureshtjes së qenve

Nëse ndonjëherë ju ka përshëndetur një qen që menjëherë afrohet për të nuhatur pjesët intime, e dini se kjo mund të jetë befasuese – madje edhe pak…

ALARM ne Jug te Shqiperise, pamje te trishta! Ka rene zjarr i frikshem dhe po shkaterron ne mase…

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një zonë të gjerë me ullishte në Panaja, përgjatë autostradës Vlorë-Fier. Nga pamjet e publikuara në rrjet, një re e dendur tymi…

Mos e besoni po të doni / Nëse ke kete monedhe në XHEP, urime je i PASUR!

Në një epokë ku paratë cash janë zëvendësuar kryesisht nga kartat, ka disa monedha që kanë vlerë të madhe. Sidomos për ata që duan të mbledhin monedha…

Ja pamjet nga momenti kur shρërtheu varka në Venecia, e pëson pronari i mjetit lundrues (VIDEO)

Një zjarr shpërtheu në një varkë në Venecia, duke shkaktuar plagosjen e pronarit të saj. Flakët u përhapën në një varkë të vogël, ndërsa në një distancë…

Rrëfimi i papritur i 33-vjeçares: “Hoqa dorë nga burrat për 7 vjet. Ja ç’më ndodhi”

Për shumë njerëz, marrëdhëniet intime janë një pjesë thelbësore e jetës. Por për 33-vjeçaren Mary Clarke, vendimi për të hequr dorë nga s*ksi nuk ishte një hap…