Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj, dy kandidatët formalë që u regjistruan për të garuar përballë Sali Berishës e për t’i marrë fronin e Partisë Demokratike, janë skualifikuar nga komisioni zgjedhor.
Pas reagimeve të shumta që prodhuan këto dy emra dhe mbylljes së derës së PD për kritikët e Sali Berishës, duket se komisioni ka vendosur t’i skualifikojë edhe dy figurantët që pranuan të regjistroheshin sa për “sye e faqe”.
Tani, Sali Berisha mbetet i vetëm në të ashtuquajturën “garë” për drejtimin e partisë më të madhe opozitare.
Një ditë më parë, kandidaturën e ka dorëzuar edhe Ervin Salianji, Evi Kokalari dhe Alesia Balliu, por janë përballur me refuzim sepse veç afatit rekord 24 orësh për të dorëzuar kandidaturat, kur kanë shkuar në seli janë ndeshur vetëm me rojen.
Absurdi që po zhvillohet prej ditës së djeshme në selinë blu nuk përfundon me kaq. Mereme Sela, kandidatja që pranoi të regjistrohej kundër Sali Berishës vetëm për të formalizuar garën, tani shprehet se do t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës për të ankimuar skualifikimin.
Procesi për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike është konsideruar si i turpshëm edhe nga vetëm demokratët, të cilët i kanë bërë thirrje lidershipit të kësaj force politike që të hapë garën dhe të largohet nga fenomeni i “meremizimit”.