Punë me detyrim dhe pa pagesë, oficerët e sigurisë kundërshtojnë projektin ‘pas shkolle’

Një qytetare ka ngritur një shqetësim serioz në lidhje me zbatimin e projektit “Të bëjmë detyrat pas shkolle”, i cili pritet të nisë më 4 maj në rreth 50 shkolla të Tiranës.

Sipas denoncueses, projekti ishte planifikuar fillimisht të niste në muajin mars, por u shty për shkak të kundërshtimeve nga mësuesit lidhur me pagesën e ofruar, fillimisht 8 mijë lekë të vjetra për orë dhe më pas 10 mijë lekë të vjetra. Pavarësisht kësaj, qytetarja pretendon se projekti po zbatohet tashmë në mënyrë të detyruar dhe pa një strukturë të qartë mbi funksionimin e tij.

Një nga shqetësimet kryesore lidhet me përfshirjen e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, të cilët, sipas saj, po detyrohen të qëndrojnë në punë përtej orarit zyrtar, në kundërshtim me kontratat e tyre të punës. Ajo thekson se roli i tyre është i përcaktuar vetëm gjatë procesit mësimor dhe jo për aktivitete pas orarit, siç është ky projekt.

Qytetarja ngre gjithashtu pikëpyetje mbi trajtimin e pabarabartë të stafit, duke theksuar se oficerët e sigurisë nuk janë konsultuar dhe po përballen me presion për ta zbatuar atë pa pagesë shtesë.

Sipas saj, kjo kategori punonjësish mbetet ndër më të nënpaguarat në sistem dhe detyrimi për të kryer detyra shtesë pa kompensim financiar, nën frikën e humbjes së vendit të punës, e bën situatën edhe më shqetësuese.

Qytetarja sjell në vëmendje edhe aspektin ligjor, duke theksuar se oficerët e sigurisë kanë kontrata të bazuara në Kodin e Punës për orar të përcaktuar dhe se projekti pas shkolle nuk përbën vazhdim të procesit mësimor, por një strukturë aktivitetesh jo të detyrueshme jashtë tij. Ajo i referohet gjithashtu vendimeve përkatëse të qeverisë mbi strukturën dhe pagat në sistemin arsimor, duke theksuar se problematikat e trajtimit dhe pagesave mbeten të pazgjidhura.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje JOQ, Dua te ndaj me ju nje shqetesim serioz qe po ndodh aktualisht ne shkollat e Tiranes. Me date 4 maj pritet te nise projekti “Te bejme detyrat pas shkolle” ne 50 shkolla te Tiranes. Ky projekt ishte planifikuar te fillonte ne mars, por u shty pasi mesuesit refuzuan pagesen fillestare prej 8 mije lekesh te vjetra per ore, dhe me pas edhe oferten prej 10 mije lekesh te vjetra per ore.

Megjithate, pavaresisht kundershtimeve, tani projekti po zbatohet me detyrim dhe pa nje strukture te qarte mbi funksionimin e tij. Ajo qe e ben situaten edhe me shqetesuese eshte se ne kete projekt jane perfshire edhe oficeret e sigurise, te cilet po detyrohen te qendrojne pas orarit te punes, ne kundershtim me kontraten e tyre, ku roli i tyre eshte i percaktuar vetem gjate orarit mesimor.

Gjithashtu lind nje pyetje e rendesishme: pse mesuesit peten nese duan apo jo te jene pjese e ketij projekti (madje po perfshihen edhe mesues nga portali apo ne pension), ndersa oficeret e sigurise

nuk pyeten fare dhe detyrohen ta zbatojne? Ne jemi nje nga kategorite me te nenpaguara ne sistem dhe po detyrohemi te kryejme detyra shtese pa pagese, nen presion dhe me friken e humbjes se vendit te punes nese kundershtojme.

Dhe mbi te gjitha lind nje dyshim serioz: a eshte ky projekt vertet per edukimin e nxenesve dhe lehtesimin e prinderve, apo po zbatohet thjesht si nje nisme formale, pa studim real dhe pa transparence mbi menyren se si menaxhohen fondet publike?

Oficeret që janë vendosur dhe shkollat e tyre qe preken nga projekti, kane firmosur kontratat me baze Kodin e Punës për 8 orë pas peridhës së provës, oficerët e vjetër prej 7 vitesh kane firmosur kontratat fillimi dhe mbarimi i procesit mësimor!

Projekti pas shkolle nuk është vazhdim i proçesit mësimor!Eshtë strukturë që përfshin aktivitete jo të detyrueshme jashtë orarit mësimor. Në Vendimin e Këshillit të Ministrave, jemi cilësuar punonjës arsimor jomësimor si pjesë e strukturës së IA-së!

Diferencimi nuk është vetëm në mënyrën e trajtimit në disnivelin e pagave, në të cilën as bashkeqeverisja nuk ka kthyer përgjigje për interpelancë me kryeministrin e vëndit në bazë të kërkesës! Propozimi adreson situatën e mësuesve të prekur nga vendimmarrjet e mëparshme (referuar Vendim nr. 425, datë 26.6.2024, Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në

në institucionet arsimore dhe në institucionet plotësuese të sistemit arsimor parauniversitar), duke synuar të rregullojë pagesën për ata mësues që janë me kontratë pune pa afat dhe të punësuar para vitit 2017. Kjo masë siguron pagesën me grupin e parë të pagës për të gjithë të punësuarit para vitit 2017.

Related Posts

U hap me orën “fake” si 200,000 € në TikTok, Klodin e grabisin në Paskuqan!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zonën e Paskuqanit, ku një i ri është bërë shënjestër e një grabitjeje pasi kishte ekspozuar në rrjete sociale një…

‘Me babin ndaja qelinë, me motrën kisha konkurrencë’, Spartak Ngjela në rrëfim krejt tjetër

Avokati Spartak Ngjela ka folur për marrëdhënien që ka patur me familjen e tij në një rrëfim të rrallë për gjëra private. Duke u ndalur te motra…

‘Shiti veten kur bëri burg, a mund të marrin pjesë kandidatët e Ramës?’, Berisha nuk i ndahet Salianjit ndërsa shkon i vetëm në zgjedhjet e PD

Debat i fortë në PD, Berisha shpërthen ndaj kundërshtarëve: “Nuk mund të kandidojnë ata që kanë punuar kundër nesh” Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish mbi garën…

Tragjike: Përmbyset autobusi me turistë, 11 viktima dhe mbi 30 të pl’agosur

Meksikë – Një aksident i rëndë rrugor është shënuar të premten në shtetin perëndimor Nayarit, ku një autobus turistik doli nga rruga dhe u përmbys, duke shkaktuar…

Një ngjarje që ngjan me skenaret e filmave aksion

Një ngjarje që ngjan me skenaret e filmave aksion ka t ronditur zonën bregdetare të Dhërmiut, ku një tentativë për të blerë një automjet luksoz është shndërruar…

Një ngjarje tr*nditëse ka përfunduar me një dënim të rëndë

Një ngjarje tronditëse ka përfunduar me një dënim të rëndë në Michigan, ku një mësuese 27-vjeçare është dënuar me 15 vite burgim pas shpalljes fajtore për marr*dhënie…