“Kemi patur probleme të mëdha”/ Takimi në Ferma VIP, nëna e Indrit flet hapur për Vanesën

Mbrëmjen e djeshme, Indri u surprizua nga nëna e tij, e cila e priste me një tortë për ditëlindje.

Mes emocionesh dhe lotësh, ajo i uroi të birit edhe shumë vite të lumtura, duke e këshilluar që ta shijojë këtë eksperiencë të veçantë dhe të qeshë sa më shumë.

Surprizës iu bashkua edhe Vanesa, me të cilën Indri ka krijuar një romancë brenda fermës, duke e bërë momentin edhe më të ndjerë.

E ftuar sot në “Ferma Club”, nëna e Indrit foli për ndryshimet në jetën e të birit dhe emocionet që po përjeton. Ajo u ndal edhe te raporti i tij me Vanesën, duke e vlerësuar maksimalisht:

“Vajzë e çiltër, e fortë, ka marrë përsipër dhe atë që i ka munguar në atë momente Indrit, forcën. Unë besoj shumë te kjo dashuri sepse e njoh djalin tim. Tani njoh edhe Vanesën që është e fortë.”

Në rrëfimin e saj, ajo preku edhe periudhën e vështirë që ka kaluar familja:

“Indri ka një moshë tjetër me Vanesën. Pas periudhës së vështirë të jetës së tij, pas këtij 2-vjeçari që është divorcuar, kemi pasur probleme të mëdha familjare. Indri këto gjëra i ka mbi shpatulla. Në momentin që ia lejoi vetes me u hedh në fillim, ai u kthye në realitet. Janë gjëra shumë intime, që nuk mund t’i tregosh në moment të papërshtatshëm.”

Ajo shtoi se është shumë e kënaqur me rrugëtimin e Vanesës dhe me mënyrën si ajo është sjellë:

“Me Vanesën jam shumë e kënaqur me rrugëtimin e saj. Unë si nënë shpresoj që t’i shoh edhe jashtë, por nuk mund të.”

Në fund, nëna e fermerit theksoi ndjesitë pozitive që ka marrë nga kjo njohje:

“Unë e ndjeva respektin dhe dashurinë e Vanesës për mua, si nëna e Indrit. Ndjesia ime ishte shumë pozitive. Jam e kënaqur kur shoh tim bir të kënaqur. Djali im në një ambient të mbyllur ka gjetur një person që e do.”

Related Posts

Ndryshimi i thjeshtë i pozicionit të gjumit që mund të rrisë komoditetin, tretjen, qarkullimin e gjakut dhe energjinë në mëngjes

Shumica e njerëzve e trajtojnë gjumin me një qëllim të vetëm: të flenë mjaftueshëm orë. Standardi i njohur prej rreth tetë orësh është bërë një lloj mase…

Ja cila eshte duaja qe te shtohet pasuria dhe te mbrohet familja

Në Islam nuk ka një “formulë magjike” për pasuri, por ka duá të lejuara dhe shumë të rekomanduara që kërkojnë bereqet, furnizim (rizk) dhe mbrojtje për familjen….

Flet mjekja kardiologe: lnfarkti, Shenjat e para me të cilat shfaqet dhe si të mbroheni

Për të parandaluar infarktin apo për t’u mbrojtur nga pasojat që ai mund të sjellë në momentin kur ndodh, me rëndësi është të mos neglizhohen shenjat e…

Mbaron periudha e vuajtjes, muaji maj sjell ditë të bardha për 3 shenja Horoskopi

Ka faza që na vënë në provë më shumë sesa e prisnim. Periudha kur ndiejmë sikur gjithçka po ecën ngadalë, me pengesa dhe vonesa. Por, duket se…

Çfarë ndodhi? Laert Vasili shp*rthen keq ndaj moderatorit: Përplasje në studio të thashë t q…

Një moment tepër i tensionuar dhe i papritur ka ndodhur gjatë emisionit “Kojshia Show”, ku aktori i mirënjohur Laert Vasili ishte i ftuar. Situata ka dalë jashtë…

Bora Zemani dhe Donald Veshaj drejt martesës? Çifti flet për planet e së ardhmes

Bora Zemani dhe Donald Veshaj, një nga çiftet më të përfolur të showbiz-it shqiptar, kanë ndarë së fundmi detaje mbi marrëdhënien e tyre dhe planet për të…