Një moment tepër i tensionuar dhe i papritur ka ndodhur gjatë emisionit “Kojshia Show”, ku aktori i mirënjohur Laert Vasili ishte i ftuar.
Situata ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfunduar me largimin e tij të menjëhershëm nga studioja, pas një ndërhyrjeje që ai e ka konsideruar të papranueshme.
Gjithçka ka nisur kur moderatori ka tentuar të hapë një temë që lidhet me modelen, Serena Sula.
Kujtojmë se kjo e fundit, në një intervistë të saj të mëparshme, kishte lënë të kuptohej dhe kishte ngritur dyshime për një marrëdhënie intime të mundshme mes saj dhe aktorit.
“Të thashë boll!”
Teksa moderatori i ka kërkuar regjisë të transmetojë videon ku Serena bënte këto deklarata, Laert Vasili nuk ka pritur gjatë dhe ka reaguar me shumë ashpërsi. Ai është ngritur nga karrigia, ka hequr mikrofonin dhe ka ndërprerë emisionin me fjalët:
“Unë të them boll me Serenën na lodhe o burr i dheut, ti ja fut… Unë të thashë nuk e bëjmë këtë gjë, ti prapë e nxjerr, mbaje tani! Boll, mjaft!”