Njeriu që po shndërrohet në një PEMË

“Në fillim mendova se ishin të padëmshme”, i tha pacienti AFP-së në Spitalin e Kolegjit Mjekësor (DMCH) në Daka, kryeqyteti i Bangladeshit.

Ish-tërheqësi i riksha-van shtoi se gradualisht ka humbur të gjithë aftësinë për të punuar. “Tani kam dhjetëra rrënjë 2–3 inç në të dy duart e mia, dhe disa të vogla edhe në këmbë”.

Bajandar po pret rezultatet e analizave mjekësore për të siguruar që heqja kirurgjikale e lythave që duken si rrënjë nuk do të dëmtojë ndonjë nerv të rëndësishëm apo të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore.

Rasti për të ndihmuar Abulin i është paraqitur një bordi ekspertësh mjekësorë.

Në vitin 2008, një burrë indonezian iu nënshtrua një serie operacionesh për të hequr lytha masivë nga i gjithë trupi.

“Në mënyrë popullore njihet si sëmundja e njeriut-pemë”, tha drejtori i DMCH, Samanta Lal Sen.

Vetëm 16 vjeç kur lythat filluan të shfaqeshin për herë të parë, Bajandar u përpoq t’i priste vetë në atë kohë.

Epidermodysplasia Verruciformis është një gjendje e rrallë trashëgimore, që shpesh shkakton tumore të lëkurës dhe karakterizohet nga një “ndjeshmëri e pazakontë ndaj infeksionit me lloje specifike të papillomavirusit njerëzor”, sipas Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë në SHBA. Familja kishte konsultuar mjekë në Indi, por nuk mund të përballonte koston e operacionit atje.