Skip to content

Zjarri në kompleksin ku u asfiksua një person, arrestohen dy vajza

Një zjarr i rënë në kompleksin Kika 1 ka çuar në arrestimin e dy vajzave 25-vjeçare, të dyshuara si përgjegjëse për ngjarjen.

Sipas Policia e Shtetit, shtetaset me iniciale K. Sh. dhe S. Gj. kishin marrë me qira banesën vetëm një ditë më parë dhe dyshohet se nga pakujdesia kanë shkaktuar zjarrin, pasi kishin ndezur qirinj dhe i kishin lënë në divan.

Si pasojë e flakëve janë dëmtuar banesa e tyre dhe disa apartamente të tjera në godinë.

Ndërkohë, një fqinj, shtetasi A. K., është transportuar në spital për shkak të asfiksisë nga tymi dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja po hetohet nga strukturat e Policia e Shtetit.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. Sh., 25 vjeçe dhe S. Gj., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për shkak të pakujdesisë së tyre, ka rënë zjarr në banesën e tyre. Si pasojë janë dëmtuar banesa e tyre dhe banesat e fqinjëve. Gjithashtu, është dërguar në spital, shtetasi A. K, për shkak të asfiksisë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Published inTë Fundit