Skip to content

Shuhet zjarri në Radhimë, beach bari shkrumbohet plotësisht

Zjarri i rënë mbrëmjen e djeshme në zonën e Radhimë është shuar pas disa orësh ndërhyrje intensive nga forcat zjarrfikëse, duke sjellë normalizimin e situatës në zonë.

Sipas informacioneve nga terreni, flakët janë vënë nën kontroll dhe rreziku i përhapjes së mëtejshme është neutralizuar, duke shmangur dëmet në strukturat përreth, përfshirë edhe hotelet që ndodheshin në afërsi.

Ndërhyrja e shpejtë e Shërbimi Zjarrfikës i Shqipërisë ka bërë të mundur izolimin e vatrës dhe shuarjen e plotë të zjarrit pas disa orësh pune në terren.

Megjithatë, një beach bar i përfshirë nga flakët është shkrumbuar totalisht, duke mos lënë thuajse asnjë pjesë të strukturës së tij të paprekur. Autoritetet pritet të hetojnë shkaqet e zjarrit dhe të evidentojnë dëmet e plota materiale në zonë.

Published inTë Fundit