Skip to content

Dalin emrat e personave të përfshirë në aksidentin tragjik në Tiranë

Dalin emrat e personave të përfshirë në aksidentin tragjik në Laknas, humbi jetën drejtuesi i motomjetit

Janë bërë të ditur emrat e personave të përfshirë në aksidentin e rëndë të regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, ku humbi jetën një 48-vjeçar.

Viktima është identifikuar si Luan Gaçi, drejtuesi i motomjetit, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga përplasja me një automjet.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është identifikuar si Egnisjan Vraja, 20 vjeç. Pas aksidentit, ai është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 20:30, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në përplasjen fatale.

Autoritetet pritet të hedhin më shumë dritë mbi dinamikën e ngjarjes pas përfundimit të ekspertizave dhe veprimeve hetimore.

Published inTë Fundit