SHKULLAKU: GJENDJA E RËNDUAR E EDI RAMËS DHE SJELLJA E ÇAKËRDISUR TREGOJNË FUNDIN E PUSHTETIT TË TIJ

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnjë e ka kërkuar vëmendjen nëpërmjet shfaqjeve ekstravagande dhe jo përmbajtjes. Shfazimi i fundit i kryeministrit shqiptar ka të gjitha simptomat e autokratëve që tmerrohen kur shohin fundin dhe pafuqinë e tyre për ta shmangur atë, megjithë pushtetin e madh që kanë në duar.

Edi Rama, në pak orë, ka realizuar se 83 mandatet, kuvendi, qeveria, drejtësia, banditët, mediat, oligarkët, bordi i paqes, Netanjahu, Erdogani, Meloni apo Xharedi, papritur mund të treten si kripa në ujë dhe nuk mund t’i vinë në ndihmë përballë zemërimit të atyre që i ka nëpërkëmbur, mashtruar e nënshtruar. A ka panik më të madh se ky për t’u çmendur e marrë malet duke kënduar e performuar, fiks si të gjithë gjysmë- diktatorët që duan të tregojnë forcë kur janë të mbaruar?

Nuk është e lehtë të mos rrëshkasësh nga mendorja kur sheh se brenda një nate, nga mbret i Shqipërisë përfundon në mbret të memeve. Kur nga hokatari që tallej me gjithkënd kthehesh në kllounin që tregohet me gisht. Kur nga lideri që mahniste Parisin, Londrën, Romën e Uashingtonin, del zbuluar më mediat më të mëdha të planetit si një diktatoruc provincial që shpërndan copa atdheu për të hyrë në të brëndshmet e Trampit apo këpucët e Melonit. Kur nga vizionari që do zgjidhë kriza nga Ballkani e deri në Kubë, mbetet mujshari që nxjerr popullin e tij në rrugë.

Gjithë ky investim, që ndër vite ka kushtuar qindra miliona euro (kompani lobimi, këshilltarë sekretë, fushata mediatike ndërkombëtare, blerje zyrtarësh të huaj si Mekgonigali, joshje me copa bregdeti, porte e aeroporte) u shkri pa lënë gjurmë, njësoj si krahët e flamingove në ajër. Sot kryeministri shqiptar është lakuriq, jo vetëm për shqiptarët por edhe në sytë e botës. Protesta theu vitrinën e një satrapi ballkanik që shitej, me paratë tona, si udhëheqës modern e demokratik. Nga CNN e me radhë të gjitha mediat më të rëndësishme të globit, sot po tregojnë Shqipërinë e vërtetë që një njeri i vetëm e ka marrë zvarrë për ta përplasur herë te djali i Sorosit e herë te dhëndrri i Trampit. Armand Shkullaku, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE