Emri i tij u përmend në disa publikime si pjesë e një liste të mundshme për drejtimin e një qeverie teknike.
Përballë këtyre aludimeve, gazetari Marin Mema, ka reaguar publikisht, duke mohuar kategorikisht çdo përfshirje në skenarë apo propozime të tilla.
Reagimi i plotë
Mos bini pre e asnjë “trakti” që përpiqen ta paraqesin si dokument! Ka gjëra që kalojnë nga dora në dorë, por nuk fitojnë kurrë rëndësi. Nuk jam pjesë e asnjë liste apo propozimi tjetër teknik! Janë gjëra qesharake! Ju përshëndes dhe për pak do të hedh emisionin e sotëm të “Gjurmë Shqiptare”! Fundjavë të mbarë miq! ❤️ Ju dua shumë!\\