Pas tubimit në qendër të Tiranës, protestuesit kanë marshuar rreth 20 kilometra, duke bllokuar rrugën që të çon drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.
Rreth orës 01:40, ata janë ndaluar nga një kordon i forcave të policisë, i vendosur disa qindra metra larg aeroportit.
Policia nuk ka lejuar vijimin e marshimit më afër zonës së aeroportit.
Gjatë protestës u mbajtën flamuj kombëtarë dhe u dëgjuan thirrje kundër qeverisë, ndërsa protestuesit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Organizatorët deklaruan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, duke theksuar se lëvizja do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të saj.