Një lajm i trishtë ka tronditur botën e futbollit në Kosovë. Futbollisti Bajram Rragamaj që ishte pjesë e Dukaginit të Gjakovës ndërroi jetë, për shkak të një sëmundje të rëndë.
Dukagjini që luan në Ligën e Dytë të futbollit në Kosovë, publikoi njoftimin e hidhur për 24-vjeçarin përmes rrjeteve sociale.
NJOFTIMI I DUKAGJINIT:
“Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit të KF Dukagjinit, Bajram Rragamaj.
Bajrami do të kujtohet gjithmonë për kontributin, përkushtimin dhe dashurinë që kishte gjithmonë. Largimi i tij është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv që pati fatin ta njohë.
Në këto çaste të vështira, Kryesia, stafi, futbollistët dhe e gjithë familja e KF Dukagjinit shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rragamaj, të afërmit dhe miqtë e tij.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.
Pushofsh në paqe, Bajram Rragamaj”.
