Teksa protestat kundër investimit 4 miliardë dollarësh në Zvërnec kanë hyrë në ditën e 16-të, e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn përcolli një mesazh të qartë për klimën e investimeve në Shqipëri.
Gjatë prezantimit të mekanizmit për shqyrtimin e investimeve të huaja, VanHorn theksoi se investimet që nxisin zhvillimin ekonomik duhet të mirëpriten, por pa cenuar sigurinë kombëtare dhe sektorët strategjikë. Ajo nënvizoi se investitorët amerikanë po ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe se besimi në rregulla të qarta, zbatim të qëndrueshëm të ligjit dhe konkurrencë të ndershme mbetet thelbësor për tërheqjen e kapitalit afatgjatë.
1 2