Po mbahet në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake, ndërsa qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.
“S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me këtë thirrje, si çdo ditë tjetër, qytetarët u mblodhën në shesh për të marshuar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku po mbajnë edhe fjalimet e tyre.Pas fjalimeve, qytetarët priten të marshojnë edhe në rrugët e kryeqytetit.
Marshimi nga sot do të jetë brenda unazës.
Marshimi nuk do të ndahet në grupe.
Marshimi nuk duhet të marrë drejtime spontane.
Orari i fillimit të marshimit është 20:30.
Marshimi lë gjithmonë një korsi bosh për emergjenca,