PARALAJMËRON kreu i SPAK: Pasuritë me origjinë k riminale duhet të sekuestrohen, ja ku do përdoren

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka theksuar nevojën për goditjen e aseteve të përfituara nga aktivitetet kriminale, duke nënvizuar se pasuritë me burim të paligjshëm duhet të sekuestrohen dhe konfiskohen.

Sipas Brahos, këto pasuri duhet të kalojnë në pronësi të shtetit dhe më pas të vihen në shërbim të interesit publik, duke u përdorur për qëllime të ligjshme dhe në dobi të qytetarëve. Ai e konsideroi konfiskimin e pasurive kriminale një nga instrumentet më të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.