Shqiptarët kërkojnë largimin e tij, Rama: Do jap dorëheqjen kur Shqipëria të futet në BE!

Prej dy javësh mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugët e Tiranës në një valë protestash që nisi kundër projektit për ishullin e Sazanit dhe bregdetin e Vlorës, por që tashmë është kthyer në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë dhe klasës së vjetër politike.