
Hyrja në Kroaci që nga ky qershor është bërë dukshëm më e rreptë për shkak të zbatimit të plotë të rregullave të reja evropiane, raporton “Večernji list”. Nga 1 qershori 2026 ka filluar zbatimi i plotë i rregullave të reja evropiane në Kroaci, me ç’rast është bërë e detyrueshme dorëzimi i deklaratave të përmbledhura hyrëse (USD) për mallrat që me transport rrugor ose hekurudhor futen në territorin doganor të Bashkimit Evropian përmes zyrave doganore të hyrjes së parë në Kroaci.
Detyrimi për dorëzimin e deklaratës i takon kryesisht transportuesit, por ajo mund të dorëzohet edhe nga përfaqësuesi i tij, marrësi i mallit ose një person tjetër i autorizuar. Për dorëzimin e deklaratës, transportuesi, deklaruesi dhe përfaqësuesi duhet të kenë një numër aktiv EORI të regjistruar në Bashkimin Evropian.