
Policia e Tiranës ka zbuluar një call center në Tiranë, ku dyshohet se kryhej veprimtari e mashtrimit kompjuterik. Si pasojë e këtij operacioni, 7 persona janë arrestuar, ndërsa 27 të tjerë janë nën hetim.
Sipas policisë, mes personave të arrestuar janë edhe shtetas nga Paraguai dhe Angola. Po ashtu, mes 27 personave të proceduar, 3 janë shtetas të huaj nga Brazili dhe Franca.
Në pranga kanë rënë: Z. A., 36 vjeç, E. N., 31 vjeç, A. Sh., 28 vjeç dhe B. K., 30 vjeç (shtetas shqiptarë), shtetasi L. R. M., 41 vjeç, paraguajan, si dhe shtetasit J. I. C., 28 vjeç dhe S. L. S., 28 vjeç, angolezë, të gjithë banues në Tiranë.
1 2