Rritja e çmimit të shezlongëve, Bashkia godet abuzuesit! U kthen pushuesve paratë e marra mbi çmimin e referencës (Video)

Pas denoncimeve të qytetarëve se në disa plazhe përgjatë vijës bregdetare të Bashkisë Lezhë është rritur çmimi i shezlongëve mbi tarifat e miratuara, ka reaguar edhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu.

Pas denoncimeve, Ndreu ka nxjerrë në terren ekipet e Policisë Bashkiake, të cilat kanë ushtruar kontrolle në vijën bregdetare, duke konstatuar edhe disa raste shkeljesh.

Në një video të publikuar nga kryebashkiaku, shihet një punonjës i Bashkisë që urdhëron punonjësin e një subjekti t’u kthejë pushuesve pjesën e parave të marra mbi çmimin e referencës së përcaktuar nga Bashkia.

Kujtojmë se, në nisje të sezonit turistik, Bashkia Lezhë përcaktoi çmimet e referencës për shërbimin e shezlongëve. Tarifat nisin nga 300 lekë në Tale, 400 lekë në Kune dhe variojnë deri në 2.000 lekë, në varësi të zonës dhe shërbimit. Ndërsa për plazhet publike, Bashkia ka caktuar një tarifë maksimale prej 700 lekësh.




KLIKO KETU
DHE
LEXO LAJMIN E PLOTE