
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. Një 15-vjeçar,që ishte duke punuar me të atin në arë,ka hyrë në lumë për tu freskuar e për tu larë por rrjedha e lumit e ka marrë disa metra poshtë.
I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë dhe ambulanca,që e ka transportuar viktimën drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat,ku do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.
Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.Paraprakisht dyshohet se gjatë kohës që po lahej në lumë,15-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht.
“Në fshatin Orizaj, gjatë kohës që po lahej në lumë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 15-vjeçar, banues në Orizaj, Berat.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes”, njofton policia.