“Kujdes higjienën”/ OBSH jep detaje mbi metapneumovirusin, ja si përhapet dhe grupmoshat që rrezikohen

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë si dhe zyra qendrore e OBSH-së, kanë publikuar disa informacione të përgjithshme lidhur me metapneumovirusin sipas të dhënave deri më 5 Janar 2025.

Çfarë është Metapneumovirusi Njerëzor (hMPV)?

Metapneumovirusi njerëzor (hMPV) është një virus i zakonshëm respirator, i zbuluar për herë të parë në vitin 2001 nga shkencëtarë holandezë. Ai shkakton sëmundje të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes. Virusi ndjek një model sezonal, duke arritur kulmin në dimër ose në fillim të pranverës.

Si përhapet hMPV?

Cërklat e prodhuara gjatë kollitjes dhe teshtitjes.
Kontakti i ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve.
Prekja e sipërfaqeve të kontaminuara dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.
Simptomat kryesore

Simptomat përfshijnë kollë, ethe, bllokim të hundëve dhe fishkëllima gjatë frymëshkëmbimit. Shumica e rasteve janë të lehta, me simptoma të ngjashme me rrufën e zakonshme.

Kush është në rrezik?

Foshnjat dhe të moshuarit.
Personat me imunitet të dobësuar.
Individët me sëmundje të mushkërive si astma, COPD ose emfizema.
Pasojat e mundshme
Në raste të rënda, hMPV mund të çojë në bronkit ose pneumoni, veçanërisht tek grupet e rrezikuara.

Si të parandalojmë përhapjen e hMPV?

Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë.
Mbani maska në ambiente të mbushura ose të ajrosura dobët.
Mbuloni kollën dhe teshtitjen me pecetë ose bërryl të përthyer.
Lani duart shpesh me ujë dhe sapun.
Shmangni prekjen e fytyrës me duar të palara.
Ndiqni këshillat e mjekut dhe merrni vaksinat e rekomanduara.
A ka trajtim ose vaksinë kundër hMPV?

Aktualisht nuk ka trajtim specifik ose vaksinë për hMPV. Kujdesi mjekësor është kryesisht simptomatik. Medikamentet pa recetë mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave, ndërsa inhalatorët mund të përshkruhen për pacientët me fishkëllimë ose kollë të rëndë.

Situata aktuale në Kinë

Sipas raportit të fundit të 2 janarit 2025 nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, niveli i infeksioneve respiratore (përfshirë gripin sezonal, RSV dhe hMPV) është në rritje të pritur për dimrin, por në krahasim me vitin e kaluar aktiviteti i gripit është më i ulët.

Mesazhi për qytetarët:

Parandalimi i përhapjes së hMPV dhe patogjenëve të tjerë respiratorë është i mundur duke ndjekur masat bazë të higjienës dhe këshillat mjekësore. Këto masa përfshijnë: qëndrimin në shtëpi kur jeni të sëmurë, ndjekjen e këshillave mjekësore për kujdesin, mbajtjen e maskave në hapësira të mbushura me njerëz ose të ajrosura dobët, mbulimin e kollës dhe teshtitjes me pecetë ose bërryl të përthyer, praktikimin e larjes së rregullt të duarve, shmangien e prekjes së syve, hundës ose gojës me duar të palara dhe marrjen e vaksinave të rekomanduara kundër gripit sezonal, sipas këshillave të mjekut dhe autoriteteve lokale të shëndetit publik.

Kujdesuni për veten dhe të tjerët!

Related Posts

Vdiq në klinikë në Tiranë, media italiane: Biznesmenit i mungojnë organet!

TIRANË / PADOVA, 12 shkurt 2026 – Autoritetet italiane kanë nisur hetime lidhur me vdekjen e një biznesmeni 54-vjeçar nga Camposampiero, Massimo Ferro, i cili ndërroi jetë…

“Po mbroni b**** e Belindës”/ “Plas” në Kuvend pas deklaratës së Berishës, opozita bllokon foltoren

Sali Berisha ka marrë fjalën në seancën e sotme parlamentare, por fjalori i përdorur ka shkaktuar përplasjes. Berisha u shpreh se qeveria dhe mazhoranca po mbron Belinda…

Nis Autostrada e re që shkurton kohën e udhëtimit

Kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Janinë–Kakavijë, një projekt me rëndësi ndërkufitare që synon rritjen e sigurisë rrugore, uljen e ndjeshme të…

Periudha e errët mbaron! Astrologët zbulojnë se jeta e cilës shenjë të horoskopit ndryshon pas 13 shkurtit

Astrologët parashikojnë një përmbysje të rëndësishme në jetën e Peshores. Periudha e gjatë e sfidave dhe momenteve të vështira më në fund po i vjen fundi, dhe…

Reagimi i Brikenës kur Gimbo i thotë se banorja e re ia ‘mori’ Mateon në shpellë

Dinamikat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” kanë marrë një tjetër rrjedhë pas shkëmbimit të fundit të banorëve mes shtëpisë dhe ambientit të izoluar, duke sjellë…

I fundit! Grabitet me armë një bankë në Tiranë

Policia e Shtetit ka marrë një telefonatë që njofton për grabitjen me armë të një banke në Tiranë. A2 CNN raporton se ngjarja ka ndodhur pranë zonës…