Trendi viral ku gratë paguajnë mijëra dollarë për të ulëritur në mes të pyllit

Një trend i pazakontë i quajtur “Rage Ritual” (Rituali i Tërbimit) është bërë viral në rrjetet sociale, duke nxitur debate të shumta mbi shëndetin mendor. I nisur fillimisht në Skoci, ky ritual synon t’u ofrojë grave një mënyrë alternative për të çliruar zemërimin dhe emocionet e shtypura përmes shpërthimeve fizike.

Në videot që po qarkullojnë në rrjet, pjesëmarrëset shihen duke ulëritur me të madhe, duke qarë dhe duke goditur tokën me shkopinj në zona pyjore. Seancat drejtohen nga Mia Banducci, e njohur online si Mia Magik, e cila argumenton se zemërimi, veçanërisht te gratë, shpesh është “demonizuar” dhe shtypur nga shoqëria.

Rituali zakonisht nis me ushtrime frymëmarrjeje dhe më pas kalon në fazën e shpërthimit emocional. “Shpirti juaj është një vullkan, lëreni të shpërthejë!” dëgjohet të thotë organizatorja, ndërsa zëri i saj mbulohet nga britmat e grave. Pamjet tregojnë skena intensive: disa gra qajnë në mënyrë të pakontrolluar, të tjera gjunjëzohen në tokë duke u mbuluar me baltë, madje raportohen edhe gërvishtje apo mavijosje në duar si pasojë e forcës së përdorur.

Megjithatë, ‘çlirimi i shpirtit’ nuk është falas. Një seancë disa ditore e organizuar nga Banducci kushton nga 2000 deri në 4000 dollarë, ndërsa një biletë vetëm për një ditë arrin në 222 dollarë.

Kjo kosto e lartë ka ndezur debate online; ndërsa disa e shohin si një investim të nevojshëm për veten, të tjerë e konsiderojnë atë një skemë të ekzagjeruar për të përfituar nga nevojat emocionale.

Çfarë thonë ekspertët? Ky fenomen bazohet në “Terapinë e Britmës Primale”, e zhvilluar në vitet ’70 nga psikologu Arthur Janov.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se metoda të tilla “shokuese” nuk janë të përshtatshme për të gjithë. Psikologia Stephanie Sarkis thekson se për shumë individë, teknikat qetësuese si frymëmarrja e thellë, ecja apo muzika relaksuese mbeten metoda më efektive dhe më të sigurta për menaxhimin e stresit.

Related Posts

“SynetIIiku është krim s*ksuaI” aktivistët e shqetësuar pr*testojnë për të drejtat e meshkujve!

Në shumë qytete të SHBA-së, grupi aktivist Bl oodstained Men & Their Friends ka ndezur debat publik mbi praktikën e të bërit synet foshnjat e se ksit…

Tragjedi në panair: Momenti i frikshëm kur ‘lëkundësja’ gjigande përplaset në tokë

Një tragjedi është shënuar mbrëmjen e së shtunës në Panairin Ndërkombëtar Surajkund në Faridabad, Indi, ku një ‘lëkundëse’ gjigante (atraksion argëtues i tipit “Tsunami”) është shembur papritur…

‘Çm*ndet’ i riu shqiptar në Greqi: SuImon berberin me shkop metalik, i dëmton dhe makinën

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Pylos të Greqisë, pasi akuzohet për ‘plagosje të rrezikshme’, fyerje, dëmtim prone dhe shkelje të ligjit për armët. Sipas njoftimit zyrtar…

“Çdo natë i njëjti avaz”, Miranda ia “nxjerr” të gjitha të shoqit: E ka mendjen vetëm të bëjmë dashuri

Miranda ka sjellë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani, bashkëshortin e saj Fatmirin, të cilin tashmë e konsideron ish-bashkëshort. Një çështje borxhi ka futur…

Tragjedi me një shqiptar në Greqi/ 45-vjeçari ishte baba i tre fëmijëve

Kalamata: Humb jetën një punëtor 45-vjeçar gjatë punimeve në rrjetin e kanalizimeve. Almiri 45-vjeçar ishte baba i tre fëmijëve të mitur Një ngjarje e rëndë është shënuar…

“Pa drita nga ora 08:00-17:00”, OSHEE: Ndërpritet energjia elektrike në këto vende nga data 9-11 shkurt

Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se përgjatë datave 9-11 shkurt, nga ora 08:00 deri në orën 17:00, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa…