Tragjedi në Greqi/ 45-vjeçari shqiptar ishte baba i tre fëmijëve

Kalamata: Humb jetën një punëtor 45-vjeçar gjatë punimeve në rrjetin e kanalizimeve. Almiri 45-vjeçar ishte baba i tre fëmijëve të mitur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën Ari të Bashkisë Kalamata, ku një punëtor 45-vjeçar humbi jetën gjatë kryerjes së punimeve në një projekt kanalizimesh.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 15:00, kur, për arsye ende të paqarta, masa dheu u shemb dhe zuri poshtë punëtorin, i cili po punonte si operator kompresori në projektin e kanalizimeve të ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve të Kalamatas, që po realizohej nga një kompani kontraktore.

Almiri 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve, me origjinë nga Shqipëria, jetonte prej vitesh në Mesenia së bashku me familjen e tij. Ai u nxor nga vendi i ngjarjes pa shenja jete dhe u transportua me ambulancë të shërbimit emergjent në Spitalin e Kalamatas, ku, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa çështja po trajtohet nga Komisariati i Policisë së Kalamatas.

Inxhinieri 35 -vjeçar është proceduar penalisht. Ai ishte përgjegjës për kantierin e ndërtimit për rrjetin e kanalizimeve në Ari, ku punëtori 45- vjeçar Almir, operator kompresori dhe baba i tre fëmijëve të mitur, humbi jetën të premten në mëngjes, kur për një arsye të panjohur, dheu dhe rrënojat u shembën në vendin ku ai po gërmonte, duke rezultuar në vdekjen e tij tragjike, duke zhytur familjen e tij në zi. /noa.al

Related Posts

Shenjat e para në lëkurë që nuk duhet t’i injoroni – paralajmërimi i fshehtë i trupit tuaj që mund të ndryshojë gjithçka!

Lëkura e njeriut tregon historinë e jetës sonë — çdo njollë, shenjë apo rrudhë është rezultat i viteve të ekspozimit ndaj diellit. Por ndonjëherë, poshtë këtyre ndryshimeve…

“Nuk do të vonohem…” – Fjalët e fundit të një babai që nuk u kthye më kurrë

Një ngjarje tragjike ka tr*nditur një familje dhe gjithë komunitetin, pasi një ditë e zakonshme pune përfundoi në mënyrën më të dhimbshme të mundshme. Një baba i…

Horoskopi për 17 Prill: dashuri, para dhe sfida që nuk i prisnit

Dashi Ndikimi i yjeve do jete shume i madh gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Ata do ju drejtojnë ne rrugën e duhur dhe do ndiheni…

Vd*kja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, babai ngre akυza për ngåcmim s*ksυaI

Rasti i vdekjes së 19-vjeçares shqiptare Myrto në Kefalonia vijon të mbetet në qendër të vëmendjes dhe hetimeve, ndërsa familjarët kanë ngritur akuza të rënda lidhur me…

Kasaforta të boshatisura, rafte të thyera – pamjet tronditëse nga brenda bankës së grabitur (FOTO)

Janë publikuar pamje nga brenda degës bankare të grabitur në Napoli, ku disa persona të armatosur mbajtën peng 25 qytetarë për disa orë përpara se të arratiseshin…

Detaje nga vd*kja e 19-vjeçares në Greqi: Nëna infermiere u thirr në urgjencë pa e ditur se do të shihte vajzën e saj të vd*kur

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vd ekjen tr agjike të 19-vjeçares shqiptare, Myrto, e cila humbi jetën dy ditë më parë në Kefaloni…